Ministrat Mançevski dhe Popovski në takim me Pauelin, zëvendësdrejtorin e Partneritetit të hapur qeveritar: Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë frymëzim edhe për vendet e tjera të rajonit

Shkup, 11 mars 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe Ministri pa  portofol përgjegjës për komunikimet, përgjegjësi dhe transparencë Robert Popovski, sot u realizuan takim me zëvendësdrejtorin e Partneritetit të hapur qeveritar të zyrës së Uashingtonit, SHBA Xho Pauel.

Ministri Mançevski, gjatë takimit iu referua aktiviteteve të ndërmarra në kuadër të të dhënave të hapura si parakusht themelor për bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

,,Aktualisht kemi 190 sete të dhëna të hapura nga më tepër se 40 institucione. Ky është vetëm fillimi dhe numri i të dhënave po rritet. Institucionet po vetëdijësohen mbi rëndësinë e të dhënave të hapura, ndërsa bizneset, organizatat qytetare, mediat i shfrytëzojnë më tepër këto të dhëna të cilat i kanë në dispozicion”, veçoi ministri Mançevski.

Ministri Popovski, prezantoi setin e masave që Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ndërmerr për të zhvilluar konceptin e “Qeverisë Hapur”.

“Sfida më e madhe ishte të hapen institucionet. Jo vetëm që i bëmë të disponueshme informacionet për punën e Qeverisë për të gjithë qytetarët, por edhe krijuam sistem të kritereve për secilën qeveri të ardhshme. Përfaqësuesit e organizatave qytetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të përfshira në krijimin e strategjive, ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve dhe monitorimin e implementimit të tyre, me qëllim që të arrijmë një proces më të suksesshëm dhe më gjithëpërfshirës.“

Siç theksoi Pauel, Qeveria është lider në rajon në aspektin e Partneritetit të hapur qeveritar. Sipas tij, Plani i Veprimit i miratuar vitin e kaluar ka masa konkrete dhe prandaj ekziston mundësia e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes që PHQ do ta sigurojë për Maqedoninë Veriore.

,,Kjo është vizita e parë e përfaqësuesve të PHQ-së këtu, nga formimi i PHQ-së në vitin 2011-të. Suksesin të cilin e arriti Maqedonia Veriore, duam të jetë frymëzim dhe Ju të bëheni lider për vendet e tjera të rajonit”, theksoi Pauel.

Zëvendësdrejtori Xho Pauel dhe delegacioni i tij gjenden në vizitë në Maqedoninë Veriore në kuadër të javës Globale të partneritetit të hapur qeveritar. Me këtë rast, MSHIA-ja organizon ngjarje publike ,,Ku jemi dhe hapat e mëtejshëm në suaza të partneritetit të hapur qeveritar” i cili do të mbahet më 12 mars 2019-të në Klubin e deputetëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Мinistria e Shqërisë Informatike dhe Administratës

Mançevski: Detyra e institucioneve është t’i hapin të dhënat që gazetarët të mund ta përmbushin detyrën e tyre për t’i informuar qytetarët

Shkup, 24 janar 2019

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski mori pjesë në debatin: “Perspektivat e gazetarisë hulumtuese”.

Ministri Mançevski u drejtua në panel sesionin me temë: “A kontribuojnë bazat e të dhënave të hapura drejt përmirësimit të gazetarisë hulumtuese?”, duke iu referuar portalit të ri për të dhënat e hapura.

“Pikërisht para një muaji e promovuam portalin për të dhënat e hapura dhe sot mund të themi se në kontinuitet në bazë ditore po rritet numri i seteve të të dhënave të publikuara dhe aktualisht po numëron 148 nga 42 organizata. Ky numër sigurisht që nuk është i mjaftueshëm që të themi se e kemi përfunduar punën por kjo as nuk do të ndodhë asnjëherë. Ndërsa instiucionet krijojnë të dhëna të reja, ashtu ato do të duhet të publikohen në portalin, me të cilën do të rritet edhe përdorimi i tij”, theksoi ministri Mançevski duke folur për sfidat me të cilat përballet Qeveria gjatë ndryshimit të kulturës së punës në të gjitha institucionet publike. Funksionarët duhet të kuptojnë se ato informacione dhe ato të dhëna të cilat i kanë institucionet u përkasin qytetarëve. Siç theksoi ai, shtypja nga ana e gazetarëve në këtë proces ka efekt më të madh sesa strategjitë dhe dokumentet e tjera të cilat i miraton Qeveria.

Në kontekstin e mundësive që të dhënat e hapura i ofrojnë për përmirësimin e gazetarisë hulumtuese, ministri tha:

“Disa nga përdoruesit e portalit janë sigurisht gazetarët, të cilët do të kenë përfitim të madh në punë veçanërisht në pjesën e gazetarisë hulumtuese. Roli i gazetarëve në ndërtimin e kapaciteteve demokratike të një vendi përmes procesit të informimit të qytetarëve është me rëndësi të veçantë. Qasja e lehtë deri te të gjitha të dhënat të cilat institucionet i krijojnë përmes portalit për të dhëna të hapura e lehtëson punën e tyre. Kjo më tej kontribuon që qytetarët si shfrytëzues të fundit të jenë të informuar me kohë dhe plotësisht për të gjitha ndodhitë në vend. Për atë se si harxhohen parat e tyre, cilat janë çmimet e produkteve bujqësore dhe cilët janë blerësit dhe ekportuesit, kontroll në planet e kadastrit, regjistrit të barnave dhe mjekëve, raporte për rrjedhën e udhëtarëve, të fatkeqësive natyrore dhe faktorëve, vetëvrasjeve, raporteve financiare, marrëveshjet e nënshkruara nga APFBZHR (Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural), numri i automjeteve të regjistruara… dhe shumë të dhëna të tjera nga të cilat më tej mund të bëhen analiza shtesë”.

Në nivel nacional dhe lokal institucionet e ndryshme shtetërore sigurojnë shumë shërbime të cilat shpesh janë të injoruara, nënvlerësuara ose të përfaqësuara në mënyrë joadekuate. Me rritjen e shikueshmërisë dhe transparencës qytetarët më mirë do ta kuptojnë dhe njohin vlerën dhe cilësinë e të dhënave të cilat institucionet i prodhojnë.

“Portali i të dhënave të hapura është materie e gjallë dhe vazhdimisht do të rritet numri i institucioneve dhe numri i të dhënave. Për këtë dua të potencoj që secili prej jush vetëm me një regjistrim të thjeshtë mund të jep vëretje, komente dhe më e rëndësishmja është do të mund të kërkojë të publikon të dhëna të cilët deri atëherë nuk janë të publikuara. Kjo do të thotë se secili qytetar, secili gazetar mund të kërkojë një të dhënë të caktuar të jetë e publikuar në portal. Kjo mundësi për bashkëveprim u mundëson të gjithëve të jenë pjesë e këtij procesi dhe bashkërisht ta bëjmë këtë portal mjet prej të cilit secili do të ketë dobi”, përfundoi ministri Mançevski.

Debati është i organizuar nga Qendra për komunikime civile, BIRN dhe OJQ Infoqendra.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë