Perfshihu

Marrëdhënia e partneritetit në mes Qeverisë dhe sektorit qytetar është thelbësore për qeverisje të mirë. Përmes përfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive të palëve të prekura, Qeveria ka qasje në burime të reja të ideve, informacione dhe resurse të cilat janë të rëndësishme në procesin e krijimit të politikave, miratim të vendimeve dhe  dorëzim të shërbimeve publike kualitative.

Qëllimi kryesor i PHQ është ndërtimi i institucioneve publike të cilat do të jenë transparente, do të mundësojnë pjesëmarrje, do të jenë të përgjegjshëm dhe do të ju përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Përfitimi më i rëndësishëm prej kësaj iniciative është përgjegjësia e institucioneve publike gjatë përgatitjes dhe zbatimit të angazhimeve të cilat janë pjesë e planeve nacionale  të veprimit për PHQ që ti përfshijnë organizatat qytetare dhe qytetarët dhe të bashkëpunojnë me ta.

Në institucionet publike dhe jashtë tyre ka njerëz të cilët me këmbëngulje dhe përkushtim punojnë për të filluar disa reforma të caktuara, të cilat nëpërmjet proceseve të themeluara nuk identifikohen si të rëndësishme dhe nuk munden të realizohen.

PHQ ofron mundësi që entuziastët nga institucionet publike dhe jashtë tyre, të punojnë në mënyrë të përbashkët për zbatimin e ndryshimeve.

Kjo pjesë e portalit ofron mundësi të thjeshtë për përfshirje dhe kontribut aktiv për të gjithë ata që dëshirojnë me përkushtim të kontribojnë në ndryshimin e punës në sektorin publik dhe të vendosin praktika të reja të cilat kanë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve.