Këshilli për PHQ

Të nderuar,

Këshilli për koordinim dhe ndjekje të procesit të Partneritetit të hapur qeveritar dhe Planit Aksional Kombëtar për Partneritet të Hapur Qeveritar  viti 2018-2020  është trup këshillues për  Partneritet të Hapur Qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për koordinim dhe ndjekje të zhvillimit dhe zbatimit të planeve të veprimit, me një rol kryesor këshillues dhe vendimtar në të gjitha fazat e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar, përmes ciklit të planifikimit, në zhvillimin e planeve të veprimit  dhe në zbatimin, ndjekjen dhe njoftimin për planet e veprimit.

Këshilli synon të nxitë transparencën dhe mënyrën e hapur të punës të organeve të administratës shtetërore dhe pjesëmarrjes së shoqërisë qytetare në zbatimin dhe ndjekjen e iniciativës Partneritet i hapur qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  të sigurohet bashkëpunim ndërsektorial  dhe të vendosen mekanizma të qarta, mirë të strukturuara dhe të qëndrueshme për dialog të vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve dhe shoqërisë qytetare, të rritet pjesëmarrja e shoqërisë qytetare në proceset e Partneritetit të hapur qeveritar dhe të  përgatitjes së planeve aksionale për Partneritet të hapur qeveritar dhe për mbështetje, nxitje dhe ndjekje të zbatimit të planit aksional që është aktual.

Këshilli ndjek zbatimin e Planit Aksional Kombëtar për Partneritet të hapur qeveritar viti 2018-2020, shqyrton dhe propozon raporte për zbatimin e planeve aksionale, në përputhje me afatet e paracaktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe iniciativës ndërkombëtare, shqyrton dhe propozon udhëzime për avansimin e procesit  në përputhje me udhëzimet që dalin nga iniciativa ndërkombëtare, përcakton kornizën kohore  dhe mënyrën e zbatimit të procesit të bashkë-krijimit të planeve aksionale, zhvillon procedurë të konsultimeve për Propozim planet aksionale dhe i propozon planet aksionale për Partneritet të hapur qeveritar deri tek Qeveria për miratim,  siguron dialog të vazhdueshëm të organeve të administratës shtetërore, organizatat qytetare, sektorit të biznesit, bashkësisë akademike, mediumeve, dhe përfaqësues të tjerë  të publikut të prekur për zhvillimin e standardeve për  të qenë të hapur dhe transparent të autoriteteve.