Ndjekja e PAK

Ueb portali PHQ ka për qëllim që në detaje dhe në mënyrë interaktive ta paraqesë procesin e realizimit të angazhimeve dhe arritjeve të Planit aktual aksional kombëtar për Partneritet të hapur qeveritar (PAK për PHQ) me qëllim të bëhet ndjekje pa pengesa e zbatimit të tij.

Kjo vegël ofron pasqyrë vizuale të PAK për PHQ dhe përshkrim të detajuar të statusit të realizimit në përputhje me indikatoret për matjen e realizimeve të vendosura për secilën arritje nga angazhimet individuale në fushën e përshtatshme me prioritet.

Për secilin nga angazhimet nga PAK për PHQ, Ju keni pasur pasqyrë individuale në:

  • Informacione kyçe (për secilin angazhim individual është i disponueshëm informacioni për institucionin përgjegjës për zbatimin e tij, kontakt personi, të vendosura janë afatet dhe periudha e zbatimit, përshkrimet dhe qëllimet e angazhimeve dhe arritjeve…)
  • Semafori/Numëruesi (arritjet janë të lidhura me ngjyrë përkatëse (të gjelbert, verdhë dhe të kuqe) në varësi të statusit në të cilin ndodhet fitohet informacioni i duhur. Ngjyra e gjelbërt i tregon arritjet e realizuara, me ngjyrë të verdhë janë të ngjyrosura arritjet të cilat pritet të realizohen dhe janë në zhvillim e sipër, përderisa me ngjyrë të kuqe janë arritjet që është vonuar zbatimi i tyre.)
  • Afati kohor (çdo arritje lidhet me statusin e progresit respektivisht nivelin e realizimit. Me azhurnimin dhe vendosjen e informacioneve nga ana e institucionit përgjegjës bëhet ndryshimi i statusit  „Nuk ka filluar“ „I kufizuar“, „I rëndësishëm“, „I Përfunduar“, përderisa nuk është siguruar informacion shfaqet shkurtesa N.D. (nuk është në dispozicion).