Ministrat Mançevski dhe Popovski në takim me Pauelin, zëvendësdrejtorin e Partneritetit të hapur qeveritar: Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë frymëzim edhe për vendet e tjera të rajonit

Shkup, 11 mars 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe Ministri pa  portofol përgjegjës për komunikimet, përgjegjësi dhe transparencë Robert Popovski, sot u realizuan takim me zëvendësdrejtorin e Partneritetit të hapur qeveritar të zyrës së Uashingtonit, SHBA Xho Pauel.

Ministri Mançevski, gjatë takimit iu referua aktiviteteve të ndërmarra në kuadër të të dhënave të hapura si parakusht themelor për bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

,,Aktualisht kemi 190 sete të dhëna të hapura nga më tepër se 40 institucione. Ky është vetëm fillimi dhe numri i të dhënave po rritet. Institucionet po vetëdijësohen mbi rëndësinë e të dhënave të hapura, ndërsa bizneset, organizatat qytetare, mediat i shfrytëzojnë më tepër këto të dhëna të cilat i kanë në dispozicion”, veçoi ministri Mançevski.

Ministri Popovski, prezantoi setin e masave që Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ndërmerr për të zhvilluar konceptin e “Qeverisë Hapur”.

“Sfida më e madhe ishte të hapen institucionet. Jo vetëm që i bëmë të disponueshme informacionet për punën e Qeverisë për të gjithë qytetarët, por edhe krijuam sistem të kritereve për secilën qeveri të ardhshme. Përfaqësuesit e organizatave qytetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të përfshira në krijimin e strategjive, ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve dhe monitorimin e implementimit të tyre, me qëllim që të arrijmë një proces më të suksesshëm dhe më gjithëpërfshirës.“

Siç theksoi Pauel, Qeveria është lider në rajon në aspektin e Partneritetit të hapur qeveritar. Sipas tij, Plani i Veprimit i miratuar vitin e kaluar ka masa konkrete dhe prandaj ekziston mundësia e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes që PHQ do ta sigurojë për Maqedoninë Veriore.

,,Kjo është vizita e parë e përfaqësuesve të PHQ-së këtu, nga formimi i PHQ-së në vitin 2011-të. Suksesin të cilin e arriti Maqedonia Veriore, duam të jetë frymëzim dhe Ju të bëheni lider për vendet e tjera të rajonit”, theksoi Pauel.

Zëvendësdrejtori Xho Pauel dhe delegacioni i tij gjenden në vizitë në Maqedoninë Veriore në kuadër të javës Globale të partneritetit të hapur qeveritar. Me këtë rast, MSHIA-ja organizon ngjarje publike ,,Ku jemi dhe hapat e mëtejshëm në suaza të partneritetit të hapur qeveritar” i cili do të mbahet më 12 mars 2019-të në Klubin e deputetëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Мinistria e Shqërisë Informatike dhe Administratës

Leave a Reply