Mbahet seanca e tretë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për qeverisje të hapur” dhe ,,Planit nacional aksional të PQH 2018-2020”

Shkup, 22 korrik 2020

Më datë 20 korrik, u mbajt video seanca e tretë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisje të hapur” dhe ,,Planit nacional aksional për PQH 2018-2020″.

Seancën e organizoi dhe me të udhëhiqte Maja Petkovska Leses, bashkëkryetare e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisje të hapur” dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH 2018-2020″.

Në seancë morrën pjesë 11 anëtarë të Këshilllit, si dhe Gordana Gapiç Dimitrovska – Koordinatore nacionale e ,,Partneritetit të qeverisjes së hapur” pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Adrian Abazi dhe Stanisllav Vasilkovski – MSHIA; Aleksandra Cvetkovska – Instituti nacional demokratik (IND); Bojan Vasilevski – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Zllatko Atansaov – Instituti parlamentar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Aleksandra Jovevska Gjorgjovska – Instituti për demokraci ,,Societas Civilis”; Gorica Naxhinska – Qendra për hulumtime juridike dhe analiza (QHJA); Marija Nikollovska Arsovska dhe Qëndresa Sulejmani – Fondacioni ,,Metamorfozis”.

Dy përfaqësues të shërbimit profesional administrativ të MSHIA-së dhe Ivona Stalevska e Fondacionit ,,Shoqëri e hapur” – Maqedoni (anëtare e Këshillit dhe koordinatore e Rrjetit të organizatave qytetare mbi PQH-në) siguruan  mbështetje logjistike rreth përgatitjes dhe organizimit të seancës.

Pas miratimit të Propozim-rendit të ditës, Grupi punues i formuar nga Këshilli për koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” dhe ,,Planit nacional aksional mbi Partneritetin e qeverisjes së Hapur 2018-2020″, në seancën e mbajtur më datë 09.06.2020-të me përbërje: Darko Antiq nga Shoqëria për emancipim, solidaritet dhe barazi të femrave, Ivona Stalevska nga Fondacioni ,,Shoqëri e hapur” – Maqedoni, Eli Çakar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Gordana Gapiq Dimitrovksa nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sunçica Kostovska-Petrovska nga Fondacioni për ,,Shoqëri të hapur” – Maqedoni, Qëndresa Sulejmani dhe Marija Nikollovska Arsovska nga Fondacioni për internet dhe shoqëri ,,Metamorfozis” – përgjegjëse mbi përgatitjen e Propozim-kornizës kohore dhe të mënyrës së realizimit të procesit të bashkëkrijimit të ,,Planit aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2018 -2020″, i njoftoi anëtarët e Këshillit mbi Propozim-dinamikën dhe procedurën e realizimit të procesit të bashkëkrijimit duke bërë edhe prezantimin e Projekt-dokumenteve: Propozim-procedura mbi realizimin e konsultimeve me opinionin për krijimin e prioriteteve të reja dhe përpjekjeve në suaza të procesit ,,Partneriteti për Qeverisjen e Hapur”, dokumente të cilat dolën nga Propozim-procedura (Korniza kohore mbi përgatitjen e PNA, formularë për plotësimin e pjesës së procedurës së bashkëkrijimit, Thirrjen e hapur për të paraqitur pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të PNA-së për ,,Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2020 -2020″), si dhe Propozim-drejtimet mbi realizimin e pyetësorit mbi notën e implementimit të masave nga PNA për ,,Partneritetin e Qeverisjes së Hapur” dhe nevojën për përfshirjen e tyre në planin e ri aksional.

Anëtarët e Këshillit i shqyrtuan dhe diskutuan në bazë të Propozim-dokumenteve dhe arritën në konkluzion pas ndryshimeve dhe plotësimeve të bëra në përmbajtjet që të njëjtat të miratohen në seancë të Këshillit më datë 29.07.2020-të. Votimi do të zhvillohet në mënyrë elektronike sipas shënimeve kredenciale individuale të secilit anëtar të Këshillit.

Në vijimin e seancës së Këshillit, Aleksandra Cvetkovska nga IND, i prezantoi aktivitetet aktuale të procesit të bashkëkrijimit të përpjekjeve për ,,Parlament të hapur”, ndërsa Gorica Naxhiska nga QHJA, i prezantoi dhe aktivitetet aktuale në procesin e bashkëkrijimit të përpjekjeve mbi ,,Gjyqësinë e hapur”.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Trajnim i realizuar “online” mbi të dhënat e hapura

Shkup, 06 korrik 2020

Në suaza të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Admnistratës, realizuan trajnim dy ditor “online” mbi të dhënat e hapura. Trajnimi u mbajt më 29 dhe 30 qershor 2020-të.

Në trajnim morën pjesë anëtarët e grupeve të të dhënave të hapura të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Drejtorisë së të ardhurave publike, Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri dhe Inspektoratit shtetëror të tregut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trajnimi i të dhënave të hapura kishte për qëllim që t’i avancojë njohuritë dhe aftësitë e personave të cilët do të punojnë në hapjen e të dhënave në institucionet e tyre.

Në suaza të trajnimit dy ditor, pjesëmarrësit kishin mundësinë të fitojnë njohuri të avancuara mbi konceptin e përfitimit të të dhënave të hapura dhe për aspektet teknike, duke i përfshirë edhe formatet e të dhënave të hapura, platformat e të dhënave të hapura, strukturat e seteve të të dhënave, dimensionet e cilësisë së të dhënave dhe teknikave të filtrimit dhe të anonimizmit të seteve të të dhënave. Gjatë vijimit të trajnimit, anëtarët e grupeve të të dhënave të hapura nga institucionet shtetërore, u pajisën me njohuri të avancuara mbi procesin e identifikimit, katalogimit dhe prioretizimit të seteve të të dhënave, si dhe me njohuri praktike mbi procesin e publikimit të seteve të të dhënave të portalit: data.gov.mk.

Trajnimi i të dhënave të hapura është pjesë e aktiviteteve të cilat po zbatohen për të siguruar mbështetje teknike të institucioneve të caktuara në procesin e hapjes së të dhënave të tyre.

Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare është iniciativë pesëvjeçare, me buxhet prej 9.4 miljon dollarë dhe paraqet program udhëheqës të Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut mbi përforcimin e dialogut ndërmjet qytetarëve dhe pushtetit lidhur me çështje të rëndësishme me interes publik.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Mbahet seanca e dytë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për qeverisje të hapur – PQH dhe Planit aksional nacional të PQH 2018 – 2020

Shkup, 11 qershor 2020

Më 09 qershor u mbajt video seanca e dytë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për qeverisje të hapur – PQH dhe Planit aksional nacional të PQH 2018 – 2020 (Këshilli). Në seancë u shqyrtuan, u diskutuan dhe u votuan çështjet kyçe mbi funksionimin e Këshillit, siç janë: miratimi i Rregullores së punës së Këshillit dhe zgjedhja e bashkëkryetarëve të Këshillit, gjendja, sfidat dhe mundësitë e procesit të PQH-së në vend, statusi i realizimit të Planit aksional nacional të PQH-së 2018-2022, përgatitja e propozimit të kornizës kohore dhe mënyra e realizimit të procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional nacional të PQH-së 2020 – 2022 dhe mundësitë e mbështjes së procesit nga Sekretariati i PQH-së.

Në seancë ishin të ftuar dhe morën pjesë 14 anëtarë të Këshillit. Gordana Gapiq Dimitrovska, koordinatore nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi PQH në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) kishte rolin e organizatores dhe kryesueses së kësaj seance. Me ftesë të MSHIA-së, në seancë mori pjesë edhe Sandra Pernar – koordinatore rajonale e PQH-së për Evropën, e cila i paraqiti mundësitë e mbështetjes së procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional nacional të PQH-së 2020 – 2022 nga Sekretariati i partneritet për qeverisje të hapur.

Dy përfaqësues të shërbimit profesional – administrativ të MSHIA-së dhe Sunçica Kostovska-Petrovska nga Fondacioni ,,Shoqëri e Hapur” – Maqedoni (koordinatore e rrjetit të organizatave qytetare të PQH-së) siguruan mbështetje administrative dhe logjistike rreth përgatitjes dhe organizimit të seancës.

Pas miratimit të Propozim-rendit të ditës dhe miratimit të procesverbalit të Seancës konstituive të Këshillit, të mbajtur më datë 06.05.2020-të, anëtarët e Këshillit i shqyrtuan dhe miratuan Rregulloren e punës së Këshillit. Mbi miratimin e procesverbalit dhe Rregullores u aplikua votimi elektronik.

Anëtarët e Këshillit, duke aplikuar mënyrën e votimit elektronik i zgjodhën dhe dy bashkëkryetarët e Këshillit – njërin prej anëtarëve të cilin e paraqesin organet e administratës shtetërore dhe njërin prej anëtarëve të cilin e paraqesin organizatat qeveritare. Nga nominimi i dy përfaqësuesve të institucioneve dhe katër përfaqësuesve të organizatave qytetare, Këshilli i votoi bashkëkryetarët dhe ato janë: Maja Petkovska Leses nga kabineti i ministrit pa portofol – përgjegjëse për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë dhe Martin Todevski nga Qendra për menaxhim me ndryshime.

Në këtë seancë, Këshilli e miratoi edhe Propozim-Informacionin mbi statusin e realizimit të Planit aksional nacional të Partneritetit për qeverisje të hapur 2018- 2020 (raport gjysmëvjetor për periudhën shtator 2019-të – mars 2020-të). Qëllimi i raportit është t’i pasqyrojë aktivitetet e ndërmarra nga bartësit e planit aksional (institucionet).

Me qëllim të përgatitjes së propozimit të kornizës kohore dhe mënyrës së realizimit të procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional nacional të Partneritetit për qeverisje të hapur 2020 – 2022, Këshilli formoi grupin punues i cili deri në seancën e ardhshme të Këshillit, duhet të përgatisë Propozim-dinamikën dhe procedurën e realizimit të procesit të bashkëkrijimit të planit të ri aksional. Në grupin punues do të marrin pjesë: Darko Antiq nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave, Ivona Stalevska nga Fondacioni ,,Shoqëri e hapur – Maqedoni”, Eli Çakar nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, Gordana Gapiq-Dimitrovska nga MSHIA, Sunçica Kostovska-Petrovska nga Fondacioni ,,Shoqëri e hapur – Maqedoni” dhe përfaqësues nga Fondacioni për internet dhe shoqëri ,,Metamorfozis”, i cili në programin e tij ka parashikuar aktivitete dhe ka siguruar fonde nga projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare mbi mbështetjen e procesit të bashkëkrijimit të planit.

Sandra Pernar e Sekretariatit të iniciativës ndërkombëtare të PQH-së, në rolin e koordinatores rajonale për Evropën, para anëtarëve të Këshillit i prezantoi mundësitë mbi mbështetjen e procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional të Partneritetit për qeverisje të hapur 2020 – 2022 nga Sekretariati për partneritet të qeverisjes së hapur. Njëkohësisht, ajo bëri të ditur faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi në fokusin e strategjisë së PQH-së. Pas mbështetjes së siguruar në vitin e kaluar për themelimin e Këshillit, i cili u realizua me sukses, Sekretariati i PQH-së këtë vit do ta mbështesë bashkëkrijimin e planit të ri aksional dy vjeçar, si dhe procesin e realizimit të tij në periudhën në vijim. Mbështetja do të mundësohet nga grupi i mekanizmit të pavarur për njoftim, partnerët e tjerë dhe grupet e Sekretariatit të Partneritetit për qeverisje të hapur me qëllim që të ndihmojnë në procesin dhe në fokusin e planit të ri aksional, t’u ndihmojnë grupeve punuese dhe Këshillit në vendosjen e prioriteteve dhe përgatitjen e përpjekjeve në planin e ri aksional për periudhën e ardhshme dy vjeçare. Mbështja do të ofrohet në mentorim, punëtori dhe ndihmë eksperte. Sandra Pernar theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, tanimë ka nota të larta për procesin, ndërsa mbështetja do të mundësojë të arrihet nivel akoma më i avancuar.

* * *

Këshilli për koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për qeverisje të hapur dhe Planit aksional nacional të Partneritetit për qeverisje të hapur 2018-2020, është trup këshillëdhënës mbi Partneritetin e qeverisjes së hapur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe implementimin e planeve aksionale, me rol këshillëdhënës dhe vendimmarrës në të gjitha fazat e procesit të Partneritetit të qeverisjes së hapur, në ciklin e planifikimit, në zhvillimin e planeve aksionale dhe në realizimin, monitorimin dhe raportimin e planeve aksionale.

Partneriteti për qeverisje të hapur paraqet iniciativë ndërkombëtare vullnetare, e cila synon drejt sigurimit të përpjekjeve konkrete të qeverive ndaj qytetarëve të tyre, promovimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja me qëllim që të përforcohet qeverisje/udhëheqje e mirë!

Vendi ynë është anëtare e iniciativës prej vitit 2011-të dhe ka fituar katër plane aksionale nacionale (në vitin 2012, 2014, 2016 dhe në vitin 2018). Koordinatore e aktiviteteve qeveritare të PQH-së është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIА).

Për t’u bërë pjesë e iniciativës së PQH-së, vendet anëtare përgatisin plane aksionale nacionale dy vjeçare, të zhvilluara me konsultime publike, rregullisht njoftojnë mbi progresin, punojnë me shoqërinë e hapur mbi arritjen e përpjekjeve dhe obligohen të parashtrojnë raporte të pavarura të progresit të tyre. Përgatitja e Planit aksional të PQH-së është inkluziv, që do të thotë se në këtë proces japin kontribut edhe palë të ndryshme të interesuara, duke përfshirë edhe administratën publike, shoqërinë qytetare, autoritetet lokale, sektorin e biznesit dhe shoqërinë akademike.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Partneriteti i hapur qeveritar pezullon të gjitha ngjarjet e planifikuara gjatë periudhës në vijim

Shkup, 20 mars 2020

Me përfitimet e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar, nënkuptohet se nëpërmjet bashkëpunimit dhe dialogut të përbashkët, punohet në krijimin dhe zbatimin e reformave, të cilat i ofrojnë qeveritë deri te njerëzit e tyre gjatë procesit të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Për fat të keq, në periudhën në vijim dhe me përhapjen e Koronavirusit në më shumë se 100 shtete të botës, nuk është e mundur të mbahen konsultime të rregullta në formë tradicionale si takime pune, fokus grupe dhe punëtori.

Duke pasur parasysh përhapjen e pandemisë si dhe lidhur me njoftimin e fillimit të procesit të përgatitjes së Planit të pestë aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022, duhet t’i ndjekim udhëzimet për shëndetin publik dhe të pezullohen të gjitha ngjarjet e planifikuara të PHQ-së deri në një periudhë më të vonshme gjatë vitit ose nëse është e mundur të bëhen takime digjitale.

Jemi të vetëdijshëm se takimet digjitale nuk janë gjithmonë të aksesueshme dhe prandaj shpresojmë se do të caktojmë kohë për mbajtjen e ngjarjeve gjatë vitit, nëse na lejon situata.

Në muajt në vijim, do të jetë sfidë për shumë anëtarë të PHQ-së, si dhe për vendin tonë me qëllim që të plotësohen standardet për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në PHQ, duke përfshirë dhe organizimin e ngjarjeve konsultative, takimeve për krijimin dhe zbatimin e obligimeve dhe planeve aksionale.

Do të punojmë në mënyrë aktive me shoqërinë tonë, e cila është pjesë e PHQ-së, në identifikimin dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në veprimin për të cilin do të informojmë në kohë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Njoftim mbi fillimin e procesit të përgatitjes së Planit të pestë Nacional Aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022

Shkup, 05 mars 2020

Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë qytetare,

Ju informojmë se filloi procesi i përgatitjes së Planit të pestë Nacional Aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022 (PNA 5).

Me qëllim të informimit në kohë, Korniza e aktiviteteve të përgatitjes së PNA 5 2020-2022 është përgatitur dhe si fillim aty janë janë dhënë datat e përcaktuara dhe i njëjti mund të plotësohet me ngjarje dhe takime nën organizimin e të gjithë aktorëve të Partneritetit të hapur qeveritar. Kornizën kohore mund ta gjeni këtu.

Në suaza të aktiviteteve mbi përgatitjen e Planit aksional, Ju ftojmë të plotësoni një pyetësor i cili ka për qëllim t’i përcaktojë nevojat e përgatitjes së Planit të ri aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022 (PNA5), përkatësisht të shqyrtohet çështja e njohurive të organizatave qytetare me iniciativën globale Partnerititi i hapur qeveritar, ta përcaktojë interesin e pjesëmarrjes në procesin e përgatitjes së planit të ri aksional të PHQ 2020-2022, të sigurojë rekomandimet e para mbi procesin e konsultimit si dhe propozime mbi masat të cilat potencialisht mund të përfshihen në planin aksional.

Do t’ju ishim mirënjohës nëse do të ndanit kohë të përgjigjeni në pyetësorin, më së voni deri më datë 16 mars. Pyetësorin mund ta gjeni në këtë link.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Thirrje publike ndaj organizatave qytetare për anëtarësim në rrjetin e Partneritetit të hapur qeveritar

Shkup, 18 dhjetor 2019

Me iniciativë të dhjetë organizatave qytetare u krijua rrjeti i organizatave qytetare të Partneritetit të hapur qeveritar (PHQ).

Qëllimi kyç i rrjetit është ta koordinojë dhe përforcojë zërin e organizatave qytetare të cilat përpiqen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie të qeverive.

Rrjeti do të përpiqet të inicojë, inkurajojë, mbështesë, realizimin dhe monitorimin e procesit të PHQ si dhe për inkurajimin e qeverive dhe institucioneve të tjera ndaj rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe hapjes në pjesëmarrje (participim).

Partneriteti i hapur qeveritar paraqet iniciativë vullnetare ndërkombëtare e cila synon të sigurojë angazhim konkret nga ana e qeverive ndaj qytetarëve të tyre, për të promovuar transparencë, të nxisin pjesëmarrjen qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja me qëllim që të përforcohet qeverisja/udhëheqja e mirë.

Vendet kandidate duhet ta mbështesin Deklaratën e partneritetit të hapur qeveritar për t’u bërë pjesë e iniciativës së PHQ-së, të përgatisin plane nacionale aksionale dy vjeçare të zhvilluara me konsultime publike, rregullisht të informojnë mbi progresin, të punojnë me shoqërinë qytetare për të arritur angazhimet dhe të obligohen në Raportet e pavarura për progresin e tyre nëpërmjet mekanizmit të informimit të pavarur. Përgatitja e Planit aksional të PHQ-së duhet të jetë inkluziv, që do të thotë se në proces kontribut të tyre duhet të japin palët e ndryshme të përfshira, duke përfshirë edhe administratën shtetërore, shoqërinë qytetare, autoritetet lokale, sektorin e biznesit dhe shoqërinë akademike.

Vendi ynë është anëtare e iniciativës prej vitit 2011-të dhe ka aprovuar katër plane nacionale aksionale (në vitin 2012, 2014, 2016 dhe 2018). Koordinator i aktiviteteve qeveritare të PHQ-së është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Në përpilimin e Planeve nacionale aksionale (PNA) janë përfshirë Organizatat qytetare të cilat e inicojnë rrjetin e grupeve punuese për zbatimin e PAN 2018-2020.

Rrjeti i organizatave qytetare të partneritetit të hapur qeveritar formohet në prag të përgatitjes së planit të ri nacional aksional (të pestë), me qëllim të veprimit më të organizuar dhe ndikimit të organizatave qytetare për përpilim e tij si dhe inkurajimin dhe monitorimin e implementimit të planit ekzistues si dhe të planeve të ardhshme nacionale aksionale.

Roli i rrjetit është të mobilizohet dhe të koordinohet përfaqësimi i shoqërisë qytetare mbi çështjet e PHQ-së.

Rrjeti do të angazhohet për krijimin e strukturës së re të koordinimit të procesit të PHQ-së, në Maqedoninë e Veriut në përputhje me përvojën ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të të gjithë palëve të interesuara dhe përforcimin e monitorimit dhe evaluimit të aktiviteteve. Rrjeti do të marrë pjesë dhe do të kontribuojë në krijimin e strukturës së re të koordinimit dhe monitorimit të zhvillimit dhe zbatimit të Planit aksional nacional.

Nëpërmjet kësaj thirrje, ftohen të gjitha organizatat e interesuara qytetare të formuara sipas Ligjit të shoqatave dhe fondacioneve të marrin pjesë në punën e rrjetit.

Anëtarësimi në rrjet kryhet duke plotësuar dhe dorëzuar formularin e bashkëngjitur për anëtarësim deri më 30 dhjetor 2019-të.

Pas shqyrtimit të formularit nga ana e Këshillit inicues, organizatat do të marrin informacione kthyese.

Ju lutemi, ta shpërndani këtë thirrje deri te organizatat qytetare potencialisht të interesura, partnerët dhe bashkëpunëtorët tuaj, të cilët i ndajnë vlerat e partneritetit të hapur qeveritar dhe përpiqen për participim më të mirë, hapje dhe llogaridhënie të qeverive, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, dhe njëkohësisht i zbatojnë ato parime gjatë punës së tyre.

Deklaratën e partneritetit të hapur qeveritar, parimet dhe strukturat e rrjetit të organizatave qytetare të partneritetit të hapur qeveritar si dhe formularin për anëtarësim, mund t’i gjeni të bashkëngjitura në vijim:

Deklarata e partneritetit të hapur qeveritar

Parimet dhe struktura e rrjetit të organizatave qytetare të Partneritetit të hapur qeveritar

Formulari për anëtarësim

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Ministri Mançevski në panel diskutimin e nivelit të lartë në Budva, dedikuar Partneritetit të hapur qeveritar

Budva, 03 tetor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski mori pjesë në panel diskutimin e nivelit të lartë i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi. Qëllimi i ngjarjes është shkëmbimi i përvojave dhe zgjedhjeve praktike lidhur me zbatimin e procesit të PHQ në vendet e rajonit, njohje me trendet e reja nëpërmjet prezantimeve të iniciativave rajonale, si dhe definimin e sferave në të cilat do të ndërmerren masa të përbashkëta në të ardhmen.

 

 

 

 

 

 

 

Në fjalimin e tij, ministri Mançevski potencoi se nëpërmjet konceptit të transparencës, hapjes hde llogaridhënies, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, arriti t’i afrojë intitucionet me qytetarët, kështu që ata janë të përfshirë në procesin e hartimit të të gjitha politikave qeveritare.

,,Parakushti kryesor, me qëllim që ky proces të jetë i suksesshëm është besimi i qytetarëve në institucione dhe këtë e bëjmë nëpërmjet transparencës aktive dhe hapjes së të dhënave.  Me këtë qëllim e hapëm dhe portalin e ri të të dhënave të hapura, Numri i seteve të të dhënave të disponueshme aktualisht është 215 prej më tepër se 48 institucione dhe kjo ka tejkaluar atë që ishte paraparë në Planin aksional. Nëpërmjet portalit duam të përmirësojmë dërgesën e shërbimeve dhe efikasitetin e sektorit publik. Ai, gjithashtu, mundëson të rritet pjesëmarrja e qytetarëve gjatë hartimit të politikave dhe gjatë analizës së rezultateve të dorëzuara. Me një fjalë, nëpërmjet portalit të të dhënave të hapura, mbajmë transparencën dhe hapjen e institucioneve në një nivel më të lartë. Hapja e të dhënave në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndihmojë edhe në përpjekjet e luftës kundër korrupsionit. Gjithashtu, me pak inovacion, jep mundësi për hapjen e bizneseve të reja“, tha ministri Mançevski.

Në kontekst të hapjes së të dhënave, ministri Damjan Mançevski, shtoi se Qeveria aplikon politika dhe nëpërmjet softuerit do t’i publikojë të gjitha kostot e ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë pasqyrë të qartë rreth kostove të tyre.

Ngjarja dyditore, e cila po mbahet në Budvë, organizohet në bashkëpunimi ndërmjet iniciativës së Partneritetit të hapur qeveritar, ReSPA-së (Shkolla rajonale e administratës publike), Qeverive të Malit të Zi dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në panel, fjalime mbajtën edhe ministrja e administratës publike të Malit të Zi, ministri i drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Josip Grubesha, udhëheqësi i programit për mbështetje të vendeve të Partneritetit të hapur qeveritar Pol Masen si dhe Goran Pastroviq, menaxher i programit nga ReSPA.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Maqedonia Veriore veçohet si shembull pozitiv i Samitit global të partneritetit të hapur qeveritar në Otavë, Kanada

Otavë, 30 maj 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski dhe ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, morën pjesë në hapjen e Samitit të gjashtë global të partneritetit të hapur qeveritar. Samiti këtë vit mbahet në Otavë të Kanadasë, ndërsa në dy ditët në vijim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të qeverive dhe organizatave qytetare nga mbarë bota.

Maqedonia Veriore u veçua si shembull pozitiv me reformat në qasjen e drejtësisë. Në ngjarjen, konfirmimi u bë i ditur edhe nga Zyra e partneritetit të hapur qeveritar si dhe nga drejtori i Fondacionit të shoqërisë së hapur, Patrik Gaspard.

,,10% të planeve aksionale të Partneritetit të hapur qeveritar tani e lidhin qasjen deri te drejtësia me qeveri të hapur. Në Maqedoninë Veriore, Qeveria mbështet katër qendra të pavarura të qasjes në drejtësi të cilat fokusohen në grupet e margjinalizuara dhe sigurojnë trajnime për përforcimin ligjor të nëpunësve qeveritarë”, potencoi Gaspard.

Linku i videos:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, organizoi takim pune me zyrtarët e të dhënave të hapura të organeve dhe institucioneve të sektorit publik

Shkup, 23 maj 2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sot organizoi takim pune me oficerët e të dhënave të hapura të organeve dhe institucioneve të sektorit publik.

Takimi u organizua në suaza të aktiviteteve të rregullta të procesit të të dhënave të hapura, me qëllim të koordinimit dhe realizimit të pandërprerë të masave dhe aktiviteteve të Strategjisë së të dhënave të hapura me Planinin aksional 2018 – 2020, si dhe respektimi adekuat dhe veprimi sipas dispozitave të Ligjit për shfrytëzimin e të dhënave të hapura të sektorit publik.

Në takim u prezantua edhe Portali i të dhënave të hapura, ku pjesëmarrësit mes tjerash diskutuan edhe për tema lidhur me aspektet teknike dhe mënyrat e publikimit të informacioneve, regjistrimin si dhe mundësitë e pengesave gjatë publikimit.

MSHIA-ja me qëllim të mbështetjes së institucioneve të përfshira në këtë proces, në takimin e punës ofroi udhëzime shtesë për hapjen e të dhënave dhe promovimin e cilësisë së të dhënave të hapura.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës shënon javën globale të Partneritetit të Hapur Qeveritar

Shkup, 12 mars 2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës shënon javën globale të Patneritetit të Hapur Qeveritar, me debatin e hapur me temë: ,,Ku jemi dhe cilat janë hapat e mëtejshëm në suaza të partneritetit të hapur qeveritar”.

Ngjarjen e hapi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski. Ashtu siç theksoi ai, në periudhën e kaluar Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe MSHIA-ja, hodhën hapa të rëndësishëm në realizimin e përpjekjeve të cilat janë pjesë e Partneritetit të hapur qeveritar.

,,Para një viti, kur e definuam Planin e ri aksional, tregova se Qeveria dhe MSHIA-ja, po angazhohen për dokument me masa dhe aktivitete konkrete. Masa të cilat do të kontribuojnë në përforcimin e bashkëpunimit të institucioneve me qytetarët, organizatat, bizneset, mediat, por më e rëndësishmja me qytetarët. Një vit më vonë, me kënaqësi mund të them se në atë qëllim ia dolëm me sukses. Qeveria arriti nëpërmjet konceptit të transparencës, hapjes dhe llogaridhënies t’i afrojë institucionet tek qytetarët. Ata janë të përfshirë në proceset e krijimit të të gjitha politikave qeveritare. Kjo është mënyra e vetme për të pasur politika, ligje, strategji të cilat përputhen me interesat dhe nevojat e të gjithë qytetarëve “, veçoi ministri Mançevski.

Parakushti bazë për Partneritetin e hapur qeveritar që të jetë proces i suksesshëm është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet. Qeveria dhe MSHIA-ja e bëjnë këtë nëpërmjet transparencës aktive dhe hapjes së të dhënave.

,,Në fund të vitit të kaluar e hapëm dhe portalin e të dhënave të hapura. Numri i seteve të të dhënave të disponueshme aktualisht është 190 nga më tepër se 40 institucione. Kjo është më tepër se ajo çka ishte parashikuar në Planin aksional. Në institucione, po rritet vetëdija për rëndësinë e të dhënave të hapura. Në secilin institucion kemi zyrtar përgjegjës për të dhënat e hapura. Komuniteti i biznesit, mediat, organizatat qytetare dhe më me rëndësi qytetarët, janë ata të cilët më tepër i shfrytëzojnë këto të dhëna, ky është dhe qëllimi kryesor i publikimit të tyre.

Këtë vit për herë të parë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi përfaqësues nga Zyra e PHQ-së nga Uashingtoni, përkatësisht zëvendësdrejtori Xho Pauel. Ai foli për bashkëpunimin me MSHIA-në dhe suksesin të cilin Maqedonia Veriore e arriti pas miratimit të Planit aksional të PHQ-së.

,,Lidhur me vendin tuaj, shikoj përpjekje për thesar të hapur, ndryshime në Ligjin për parandalimin e korrupsionit, me fokus qytetarët, hapjen e sa më shumë të dhënave… Ky është me të vërtetë plan ambicioz dhe interesant dhe përputhet me synimin tuaj për anetarësim në Bashkimin Evropian. PHQ-ja do t’ju ndihmojë në realizimin e këtyre qëllimeve. Sa i takon sfidave, sfidë është edhe implementimi i këtyre planeve. Kjo nuk është diçka që realizohet në periudhë brenda një viti dhe për këtë duhet guxim dhe vullnet politik. Besoj dhe shikoj se Maqedonia Veriore ka potencial, mendoj më të madhin në rajon lidhur me mundësinë e funksionimit të PHQ-së. Ky është vend, një platformë ku ju të gjithë mund të merrni ide, mjete dhe zgjidhje të reja inovative. Ne nuk do t’ju tregojmë se çfarë të bëni, këtë e lëmë në ju, ndërsa ne vetëm mund t’ju mbështesim”, porositi Pauel.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës