Mbahet seanca e tretë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e Procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023

Shkup, 7 tetor 2022

 

Më datë 7 tetor, u mbajt seanca e tretë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e Procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023. Në seancë u shqyrtuan dhe u diskutuan: Implementimi i Planit Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023 dhe aktivitetet aktuale të Projektit ,,Mbështetja e procesit lidhur me implementimin dhe monitorimin e Planit Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023”.

Në seancë, në mënyrë aktive morrën pjesë 11 anëtarë dhe 6 zëvendësanëtarë të Këshillit, përfaqësues të Organeve të Pushtetit Shtetëror dhe Organizatave Qytetare. Ivona Stalevska nga Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur – Maqedoni’, ko-kryetare e Këshillit mbi PQH-në kishte rolin e kryesueses së kësaj seance.

Në lidhje me aktivitetet e Projektit ,,Mbështetja e procesit lidhur me implementimin dhe monitorimin e Planit Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023”, anëtarët e Këshillit u Informuan se nëpërmjet Projektit janë implementuar një sërë aktivitetesh, të cilët i referohen ndërtimit të kapaciteteve të anëtarëve të Rrjetit të organizatave qytetare, të cilët punojnë në PQH-në, përfshirjes së Organizatave Qytetare në Procesin e monitorimit të implementimit dhe vlerësimit të arritjeve nga implementimi i Planit Nacional, si dhe ndërtimit të sistemit, të cilët MSHIA-së dhe Këshillit do t’i japin informacione për nivelin e implementimit të planit dhe sfidave kyçe.

Pas përfundimit të pjesës punuese të seancës së tretë të Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin  e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023, u realizua Punëtori për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të ri dhe zëvendësve të anëtarëve të Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin  e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023.

 

* * *

Këshilli mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023 është trup këshillëdhënës mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe implementimit të planeve aksionale, me rol kryesor këshillëdhënës dhe vendimmarrës në të gjitha fazat e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur, në ciklin e planifikimit, në zhvillimin e planeve aksionale dhe në implementimin, monitorimin dhe në njoftimin e planeve aksionale.

 

 

Këshilli mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur është i përbërë prej 16 anëtarëve, me numër të barabartë të anëtarëve nga institucionet e pushtetit shtetëror dhe të shoqërisë qytetare.

Këshilli mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur dhe Grupi Punues mbi implementimin e Planit Nacional Aksionale mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur, të formuar me Aktvendim nga ana e ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës e paraqesin strukturën e koordinimit, monitorimit dhe implementimit të Procesit të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Partneriteti i Qeverisjes së Hapur është iniciativë ndërkombëtare vullnetare, e cila synon drejt sigurimit të angazhimeve konkrete nga ana e Qeverive ndaj qytetarëve të tyre, për të promovuar transparencë, për të inkurajuar pjesëmarrjen qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja, me qëllim që të përforcohet qeverisja/udhëheqja e mirë.

Prej vitit 2011, vendi ynë është anëtare e iniciativës dhe ka aprovuar katër plane nacionale aksionale (në vitin 2012-të, 2014-të, 2016-të dhe 2018-të). Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës është koordinatore e aktiviteteve qeveritare mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur.

 

 

 

 

Leave a Reply