Partneriteti i Hapur Qeveritar (PHQ) është iniciativë vullnetare ndërkombëtare e filluar nga tetë shtete (Brazil, Indonezi, Meksikë, Norvegji, Filipine, Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA) në vitin 2011.
Republika e Maqedonisë së Veriut menjëherë pas fillimit të saj u bë pjesë e kësaj iniciative globale në kornizat e së cilës Qeveritë dhe organizatat qytetare janë të përkushtuara ndaj Qeverive që janë më të hapura dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.
Sot në këtë iniciativë marrin pjesë 78 shtete anëtare dhe një numër i madh i organizatave qytetare.
Me bashkimin në këtë iniciativë, Qeveria e RMV nënshkroi Deklaratë përmes së cilës u zotua bashkë me organizatat qytetare dhe qytetarët që të paktën në periudhe dyvjeçare të përgatisë dhe zbaton angazime konkrete për promovim të transparencës, mbështetje të pjesëmarrjes qytetare, luftë kundër korrupsionit dhe shfrytëzim të teknologjive të reja në administratën publike dhe jashtë saj për mbështetje të inovacioneve, dhe kështu me rradhë.
Përveç procesit të PHQ nga ekzekutivi, në vendin tonë zbatohen procese të njejta edhe nga ana legjistlative (Parlamenti i Hapur) dhe pushteti gjyqësor (Gjyqësori i Hapur).
Qëllimi kryesor i PHQ është të sigurojë angazhime konkrete nga qeveritë për të promovuar transparencë, mbështetje të pjesëmarrjes qytetare, luftë kundër korrupsionit dhe shfrytëzim të teknologjive të reja në administratën publike dhe jashtë saj për mbështetje të inovacioneve.
Forca lëvizëse e PHQ është dhënia e rëndësisë parësore qytetarëve. Respektivisht, „QYTETARËT JANË ATA QË DUHET TI KRIJOJNË POLITIKAT DHE SHËRBIMET TË CILAT NDIKOJNË NË JETËN E TYRE.”