Pajisjet inovative për komuna më transparente në vend janë shpallur ndërmjet fituesve Globalë mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur

Seul, 16 dhjetor, 2021

Pajisjet inovative, të cilat mundësuan transpаrencë më të lartë dhe llogaridhënie të komunave në vend janë shpallur si për një prej fituesve Globalë të Samitit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur, i cili prej më datë 15 deri më datë 17 dhjetor po mbahet në Seul të Republikës së Koresë.

Në konkurrencën e më tepër se 100 aplikacioneve, angazhimi për komuna më transparente në Maqedoninë e Veriut, e fitoi shpërblimin e tretë në nivel evropian në ndikimin e përmirësimit të jetesës së qytetarëve dhe në kualitetin e demokracisë. Bëhet fjalë për një grup të pajisjeve, të cilat janë të krijuara dhe të vendosura në funksion gjatë tre viteve të kaluara. Ato kontribuan në përmirësimin e transaprencës fiskale në nivel lokal, mundësuan ndjekjen drejtpërsëdrejti të seancave në18 komuna, si dhe përfshirjen e drejtpërdejtë të qytetarëve në procesin e sjelljes së vendimeve në 24 komuna. Aktivitetet u implementuan në suaza të angazhimit ,,Vendosja e pajisjeve të reja lidhur me përmirësimin e transparencës financiare dhe llogaridhënies së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale”, bartëse e së cilës është Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Koordinatori nacional i iniciativës ,,Partneriteti i Qeverisjes së Hapur”, i cili po implementohet nga viti 2011-të, është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.

,,Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka rezultate të njohura në proceset e qeverisjes së hapur, ndërsa shpërblimi i fituar i Samitit Global është konfirmim real se puna e përbashkët dhe raporti i partneritetit të Qeverisë, sektori civil dhe komuniteti i donacioneve sigurojnë zgjidhje funksionale dhe afatgjate mbi sfidat para së cilave gjendemi si shoqëri. Prej përfshirjes në këtë iniciativë në vitin 2011-të nëpërmjet pesë planeve aksionale, po ndiqet me përkushtim nevojitja e angazhimit dhe përfshirjes më në masë të qytetarëve në procesin e sjelljes të vendimeve, vendosjes së standardeve më të larta të integritetit dhe qasjes më të lartë në tekologji.

Me Planin Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur për periudhën 2021 – 2023 është përcaktuar angazhimi se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdohet me punë të përkushtuar në sektorin publik, prej së cilit pritet në raport partneriteti me palët e interesit, të inovohen, të zhvillohen politika, të cilat do t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve si përgjigje e tendencave bashkëkohore”, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski nga ana e tij deklaroi se:

,, Ky shpërblim Global është rezultat i përpjekjeve dhe aktiviteteve shumëvjeçare, të cilat i implementuam me partnerët tanë, në aspekt të punës së hapur të vetëqeverisjeve lokale, por edhe të përfshirjes më të drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e punës dhe të vendimmarrjes në komunat në të cilat jetojnë. Në praktikë, këto aktivitete kontribuan ndaj qasjes së lehtë dhe të shpejtë në të dhëna mbi realizimin e buxheteve të komunave, aprovimit të vendimeve në bazë të të dhënave relevante dhe të disponueshme, si dhe realizimit të projekteve me interes publik, të propozuara drejtpërdrejt për qytetarët”, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

Angazhimi për të pasur komuna transparente u implementua në suaza të projektit ,,Përforcimi i Këshillave Komunalë”, i cili është i financuar nga Agjencia Zviceriane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, ndërsa implementuesit kryesorë janë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Financave dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

“Realizimi i këtij angazhimi ka treguar se, kur qytetarët janë të pranishëm në procesin e vendimmarrjes dhe të planifikimit financiar, përmirësohet efektiviteti dhe efikasiteti i shërbimeve publike. Përfshirja e qytetarëve në këtë proces kontribuon edhe në llogaridhënien dhe në transparencën e autoriteteve, si dhe në besimin mes vetëqeverisjes lokale dhe qytetarëve.

Urime Maqedonisë së Veriut për këtë mirënjohje, përkatësisht shpresoj se kjo do të nxisë rritjen e qëndrueshme të këtyre mjeteve, dhe rrjedhimisht përfshirjen më në masë të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në të ardhmen”, deklaroi Veronica Ullman Marty, ambasadore e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

,,Ekipi i UNDP-së, me përkushtim po punon në zhvillimin e demokracisë lokale dhe në përditësimin e kapaciteteve të komunave, pasi besojmë se pikërisht ky është parakushti kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Ky shpërblim është ,,erë në shpinë”, për t’iu përmbajtur qëllimit tonë që pajisjer ekzistuese të pranohen nga të gjitha pushtetet vendore në vend, por edhe të krijojmë zgjidhje të reja inovative për punë më të hapur të komunave ndaj qytetarëve“, potencoi Armen Grigorjan, Përfaqësues i përhershëm i UNDP-së.

Leave a Reply