Ueb portali PHQ ka për qëllim që në detaje dhe në mënyrë interaktive ta paraqesë procesin e realizimit të angazhimeve dhe arritjeve të Planit aktual aksional kombëtar për Partneritet të hapur qeveritar (PAK për PHQ) me qëllim të bëhet ndjekje pa pengesa e zbatimit të tij.
Kjo vegël ofron pasqyrë vizuale të PAK për PHQ dhe përshkrim të detajuar të statusit të realizimit në përputhje me indikatoret për matjen e realizimeve të vendosura për secilën arritje nga angazhimet individuale në fushën e përshtatshme me prioritet.
Për secilin nga angazhimet nga PAK për PHQ, Ju keni pasur pasqyrë individuale në:
Informacione kyçe (për secilin angazhim individual është i disponueshëm informacioni për institucionin përgjegjës për zbatimin e tij, kontakt personi, të vendosura janë afatet dhe periudha e zbatimit, përshkrimet dhe qëllimet e angazhimeve dhe arritjeve…)
Semafori/Numëruesi (arritjet janë të lidhura me ngjyrë përkatëse (të gjelbert, verdhë dhe të kuqe) në varësi të statusit në të cilin ndodhet fitohet informacioni i duhur. Ngjyra e gjelbërt i tregon arritjet e realizuara, me ngjyrë të verdhë janë të ngjyrosura arritjet të cilat pritet të realizohen dhe janë në zhvillim e sipër, përderisa me ngjyrë të kuqe janë arritjet që është vonuar zbatimi i tyre.)
Afati kohor(çdo arritje lidhet me statusin e progresit respektivisht nivelin e realizimit. Me azhurnimin dhe vendosjen e informacioneve nga ana e institucionit përgjegjës bëhet ndryshimi i statusit „Nuk ka filluar“ „I kufizuar“, „I rëndësishëm“, „I Përfunduar“, përderisa nuk është siguruar informacion shfaqet shkurtesa N.D. (nuk është në dispozicion).
Централизирањето на јавните политики на Северна Македонија ги продлабочија регионалните разлики. Децентрализација преку паметна регионална специјализација, базирана на опсерватории за…
Во институционалната рамка и практикување на вистинската транспарентност и отвореност на судовите, се појавуваат бројни проблеми и предизвици. Судовите, немаат…