Trajnime të realizuara “online” mbi të dhënat e hapura

Shkup, 11 shtator 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fondacioni Metamorfosis, në suaza të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare realizuan dy trajnime dyditore “online” mbi të dhënat e hapura.

Në trajnimet që u mbajtën në periudhën prej 31 gusht deri më 03 shtator të vitit 2020, morën pjesë oficerët për të dhënat e hapura  dhe personat që punojnë në fushën e të dhënave të hapura prej 22 institucioneve shtetërore.

Trajnimet mbi të dhënat e hapura kanë për qëllim në rritjen e njohurive dhe të aftësive të personave që punojnë në hapjen e të dhënave në institucionet shtetërore.

Në suaza të trajnimeve dyditore, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të fitojnë njohuri mbi konceptin dhe beneficionet e të dhënave të hapura si dhe të aspekteve teknike, duke përfshirë edhe formatet e të dhënave të hapura, platformat e të dhënave të hapura, struktura e seteve të të dhënave, dimensionet e cilësisë së të dhënave dhe teknikat e filtrimit dhe anonimizimit të seteve të të dhënave.

Pjesëmarrësit fituan njohuri të avancuara mbi procesin e identifikimit, katalogimit dhe prioritizimit të seteve të të dhënave, si dhe njohuri praktike në lidhje me procesin e publikimit të seteve të të dhënave në portalin data.gov.mk

Në suaza të këtij projekti, deri më tani janë realizuar gjithsej tre trajnime mbi të dhënat e hapura të këtij lloji, në të cilat morën pjesë 63 pjesëmarrës nga 28 institucione shtetërore.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Leave a Reply