Rrjeti do të marrë pjesë në përgatitjen e planit të ri aksional, si dhe në krijimin e modelit, formimin dhe punën e trupit zyrtar për koordinim dhe monitorim në përputhje me udhëzimet dhe standardet e PHQ (i ashtuquajtur Forum i më shumë palëve të përfshira, Komiteti drejtues ose Këshilli për PHQ), model i organizuar dhe themeluar për koordinim përfshirje të shoqërisë qytetare, institucioneve dhe palëve tjera të përfshira në procesin e zhvillimit dhe implementimit të PHQ. Rrjeti do të kontribojë në krijimin e strukture për konsultim dhe koordinim në shoqërinë qytetare dhe ndërmjet qeverisë, organizatave qytetare, qytetarëve dhe palëve tjera të interesuara për dizajnimin, zbatimim, mbështjetjen, promovimin dhe monitorimin e prioriteteve dhe iniciativave të PHQ.
Rrjeti do të mundësojë shkëmbimin e ideve, njohurive dhe përvojave të organizatave qytetare për ndërtimin e institucioneve publike më tepër funksionale. Me veprimin dhe zhvillimin e tij, rrjeti do të ju mundësojë palëve lidhje ndërmjet veti dhe përmirësim të inicijativave individuale për qeveri të hapura (si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel kombëtar), si dhe krijim e projekteve të reja përmes rrjetit si platformë.