Konferencën e nivelit të lartë për promovimin e Planit të Pestë Kombëtar të Veprimit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023 dhe për të shënuar 10-vjetorin e Partneritetit për Qeverisje të Hapur në Maqedoninë e Veriut

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në emër të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FSHOM), Qendrës për Komunikime Civile (QKC) dhe Shoqatës për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave (ESE), të cilët së bashku zbatojnë projektin “Mbështetje për procesin e zbatimit dhe monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023”, për të marrë pjesë në Konferencën e nivelit të lartë për promovimin e Planit të Pestë Kombëtar të Veprimit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023 dhe për të shënuar 10-vjetorin e Partneritetit për Qeverisje të Hapur në Maqedoninë e Veriut.

Konferenca do të mbahet më 23 shkurt 2022 (e mërkurë), duke filluar nga ora 10.30 në h. Aleksandar Palace – Shkup.

Në Konferencë, të pranishmit do të diskutojnë për përfitimet e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur dhe rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces; do të japin një pasqyrë të procesit në të cilin janë identifikuar fushat prioritare gjatë bashkëkrijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023 (PKV për PQH 2021-2023); do të ndajnë planet për zbatimin dhe monitorimin e angazhimeve të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritet të Qeverisjes së Hapur 2021-2023 dhe sigurisht të festojmë dhjetëvjetorin e procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur në Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që Konferenca të nxisë debatin dhe bashkëpunimin midis të gjithë bartësve të përfshirë në procesin e bashkëkrijimit, zbatimit dhe monitorimit të PKV-së për PQH 2021-2023.

Puna e konferencës do zhvillohet në maqedonisht, por do të sigurohet përkthim simultan në shqip dhe anglisht dhe anasjelltas. Në konferencën që po organizojmë live do të respektohen të gjitha protokollet për Kovid. Gjatë regjistrimit, të pranishmit duhet të paraqesin një certifikatë të vaksinimit të plotë.

Programi i punës së konferencës

Ju lutemi regjistrimin për pjesëmarrjen tuaj ta bëni në këtë lidhje https://forms.office.com/r/PAQ2JasK7t.

Leave a Reply