Rrjeti i organizatave qytetare për Partneritet të hapur qeveritar formohet në prag të përgatitjes së planit të ri (pestë) aksional, me qëllim të veprimit më të organizuar dhe ndikimit të organizatave qytetare në krijimin e tij, si dhe inkurajimin dhe ndjekjen e implementimit të planeve aksionale ekzistuese dhe atyre të ardhshme.
Roli i rrjetit është të mobilizojë dhe koordinojë përfaqësimin e shoqërisë qytetare për pyetjet e PHQ. Rrjeti paraqet formë të organizuar të veprimit ndaj pyetjes së PHQ në sektorin qytetarë.
- rrjet i organizatave qytetare aktive të cilat me përkushtim do ti nxisin autoritetet dhe institucionet tjera të punojnë më mirë përmes rritjes së transparencës, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies;
- iniciativë e organizuar qytetare e cila do të udhëheqë, monitorojë dhe promovojë procesin, por në ndërkohë do të shkojë përtej aktiviteteve të rregullta të Qeverisë dhe do të ushtrojë presion inovativ.
Sipas formës së saj është rrjet joformal, me një organizim të qartë të strukturës dhe organizimit.
Qëllimet e rrjetit
Qëllimi kryesor i Rrjetit është të koordinojë dhe të forcojë zërin e organizatave qytetare të cilat mbrojnë pjesëmarrjen, hapjen dhe llogaridhënien e autoriteteve. Rrjeti do të përpiqet të inicim, inkurajim, zbatim, mbështetje, zbatim dhe monitorim të procesit të PHQ dhe për presion mbi autoritetet dhe institucionet tjera për të rritur transparencën, llogaridhënie dhe hapje për pjesëmarrje (participim). Rrjeti do të përpiqet të krijojë një strukturë të re për koordinim të procesit të PHQ në Maqedoninë së Veriut në përputhje me përvojën ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të të gjithë palëve të përfshira dhe të përforcimit të monitorimit dhe evaluimit të aktiviteteve. Rrjeti do të marrë pjesë dhe do të kontribojë në krijimin e një strukture të re pë koordinim dhe monitorim të zvhvillimit dhe zbatimit të PAK. Struktura e re duhet të përmirësojë praktikë ekzistuese dhe burimet e angazhuara për PHQ. Rrjeti duhet të inkurajojë dhe të rrisë angazhimin e pjesëmarrësve për zhvillimin e PAK përmes një procesi i cili i përfshin të gjitha palët e interesuara, me përfshirjen aktive të qytetarëve dhe shoqërisë qytetare.