Mbahet e-konferenca “Partneritet i hapur qeveritar – dialog mbi Planin nacional aksional 2021-2023”

Shkup, 30 shtator 2020

 

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, u drejtua në e-konferencën “Partneritet i hapur qeveritar – dialog mbi Planin nacional aksional 2021-2023”. Qëllimi i eventit ishte që të promovohet iniciativa PHQ mes organizatave qytetare, për t’i informuar në mënyrë më të hollësishme mbi përfitimet dhe progresin e realizuar, si dhe të krijojë hapësirë për të diskutuar hapat e ardhshme në ko-krijimin e planit të ri aksional.

“Përgjatë viteve të fundit, Republika e Maqedonisë së Veriut arriti progres në fushat që kontribuojnë në realizimin e principeve themelore të Partneritetit të hapur qeveritar. U ndërmorën një numër i madh aktivitetesh për ndërtimin e një partneriteti me qytetarët dhe kompanitë në formësimin e politikave kombëtare dhe krijimin e legjislacionit, strategjive dhe iniciativave kombëtare. Qasja e këtillë kontribuon gjithmonë për të arritur rezultate të mira dhe legjislacion me cilësi më të mirë, ndërsa si përparësi qëndron përmirësimi i të gjitha mekanizmave që sigurojnë përfshirjen dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe sektorit civil si bazë për ndërtimin e një shoqërie demokratike,” tha Ministri Shaqiri.

Ministri theksoi se në periudhën e kaluar u arrit sukses mbi zgjerimin e kësaj inicitive edhe në suaza të Kuvendit. Ky sukses pritet të jetë i plotësuar gjatë periudhës në vijim me inkuadrimin e gjyqësorit në këtë iniciativë të rëndësishme për Gjyqësi të hapur me Planin e ri aksional për dy vitet në vijim.

Në e-konferencë u bisedua edhe mbi temat: Cilët janë përfitimet nga procesi i PHQ-së dhe pse është e rëndësishme përfshirja në këtë proces, cilët janë hapat në përgatitjen e PA për PHQ 2021-2023 si dhe në cilat sfera prioritare do të punohet?.

Pjesëmarrësit që patën prezantime janë: Miki Milovski – Zëvendës i Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Paul Maassen – Sekretar i përgjithshëm i Partneritetit të hapur qeveritar, Gordana Gapiq Dimitrovska Koordinatore nacionale për PHQ-MSHIA, Martin Todevski, Bashkëkryetar i Këshillit të Koordinimit dhe monitorimit të procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur dhe Planit nacional aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2018-2020-të, Ivona Stalevska, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Rrjeti i organizatave qytetare për PHQ, Zllatko Atanasov, Instituti parlamentar Kuvendi i RMV-së-Parlament i hapur, Zharko Haxhi-Zafirov nga Qendra për analiza dhe hulumtime ligjore – Gjyqësi e hapur, Daniela Arsenova Llazarova, Koordinatore në LER në komunën e Sveti Nikollës PQH në Nivel lokal, German Filkov, Anëtar i Këshillit për koordinim dhe monitorim të procesit të PHQ-së dhe të Planit nacional aksional për PHQ 2018-2020-të, si dhe Sandra Pernar, Koordinatore e Lartë Rajonale për Evropën nga Partneriteti i Qeverisjes së Hapur si dhe Marija Nikolovska Arsovska nga Fondacioni Metamorfozis.

Përndryshe, vendi ynë është anëtar i iniciativës që nga viti 2011 dhe deri më tani ka miratuar katër plane nacionale aksionale (në 2012-të, 2014-të, 2016-të dhe 2018-të). Koordinatori i aktiviteteve qeveritare për PHQ-në është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

 

 

 

Ministriа е Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Mbahet seanca e pestë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH 2018-2020”

Shkup, 22 shtator 2020

Më datë 21 shtator, u mbajt video-seanca e pestë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH-për 2018-2020.”

Seancën e organizoi dhe me të kryesonte z.Martin Todevski, bashkëkryesues i Këshillit për koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH-së për 2018-2020.”

Në seancë morën pjesë 9 anëtarë të Këshillit, si dhe Gordana Gapiq Dimitrovska – Koordinatore nacionale e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Adrian Abazi dhe Stanisllav Vasilkovski – MSHIA.

Pas miratimit të Propozim-Rendit të ditës, anëtarët e Këshillit i shqyrtuan, diskutuan dhe i miratuan Propozim-dokumentet: Projekt-Procesverbalin e seancës së katërt të Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” (PHQ), mbajtur më 29.07.2020-të, Materialin edukativ për ,,Partneritetin e Qeverisjes së Hapur”, Projekt-Sferat prioritare dhe grupet punuese për bashkëkrijimin, në përputhje me fletëparaqitjet e parashtuara për pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të ,,Planit Aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023”.

Ivona Stalevska, në emër të Grupit punues (formuar nga Këshilli për koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” dhe të ,,Planit Aksional të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” 2018-2020, në përbërje: Darko Antiq nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të femrave, Nadica Josifovska nga MSHIA, Eli Çakar nga Minstria e Vetëqeverisjes lokale dhe Ivona Stalevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni), përgjegjëse për përgatitjen e materialit edukativ, prezantoi dinamikën e punës së Grupit dhe përmbajtjes së meterialit të përgatitur.

Gordana Gapiq Dimitrovska, dha këndvështrimin e saj të Projekt-Sferave prioritare dhe të Grupeve punuese për bashkëkrijimin, në përputhje me fletëparaqitjet e parashtruara për pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të ,,Planit Aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” 2021-2023”, përmbajtja e së cilës u krijuar në bazë të Procedurës së realizimit të konsultimeve me opinionin mbi krijimin e prioriteteve të reja dhe të përpjekjeve në suaza të procesit ,,Partneriteti i Qeverisjes së Hapur”, me qëllim që të sigurohet proces transparent, në kohë, pandërprerje dhe inkluziv në bashkëkrijimin e ,,Planit Aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023.”

Votimi sipas pikave të rendit të ditës, vijoi në mënyrë elektronike nga ana e secilit anëtar të Këshillit të pranishëm në video-seancë.

Dy përfaqësues të shërbimit profesional administrativ të MSHIA-së dhe Ivona Stalevska (anëtare e Këshillit dhe koordinatore e Rrjetit të organizatave qytetare për PHQ-në), siguruan mbështetje administrative dhe logjistike rreth përgatitjes dhe organizimit të seancës.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Trajnime të realizuara “online” mbi të dhënat e hapura

Shkup, 11 shtator 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fondacioni Metamorfosis, në suaza të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare realizuan dy trajnime dyditore “online” mbi të dhënat e hapura.

Në trajnimet që u mbajtën në periudhën prej 31 gusht deri më 03 shtator të vitit 2020, morën pjesë oficerët për të dhënat e hapura  dhe personat që punojnë në fushën e të dhënave të hapura prej 22 institucioneve shtetërore.

Trajnimet mbi të dhënat e hapura kanë për qëllim në rritjen e njohurive dhe të aftësive të personave që punojnë në hapjen e të dhënave në institucionet shtetërore.

Në suaza të trajnimeve dyditore, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të fitojnë njohuri mbi konceptin dhe beneficionet e të dhënave të hapura si dhe të aspekteve teknike, duke përfshirë edhe formatet e të dhënave të hapura, platformat e të dhënave të hapura, struktura e seteve të të dhënave, dimensionet e cilësisë së të dhënave dhe teknikat e filtrimit dhe anonimizimit të seteve të të dhënave.

Pjesëmarrësit fituan njohuri të avancuara mbi procesin e identifikimit, katalogimit dhe prioritizimit të seteve të të dhënave, si dhe njohuri praktike në lidhje me procesin e publikimit të seteve të të dhënave në portalin data.gov.mk

Në suaza të këtij projekti, deri më tani janë realizuar gjithsej tre trajnime mbi të dhënat e hapura të këtij lloji, në të cilat morën pjesë 63 pjesëmarrës nga 28 institucione shtetërore.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës