Partneriteti i hapur qeveritar pezullon të gjitha ngjarjet e planifikuara gjatë periudhës në vijim

Shkup, 20 mars 2020

Me përfitimet e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar, nënkuptohet se nëpërmjet bashkëpunimit dhe dialogut të përbashkët, punohet në krijimin dhe zbatimin e reformave, të cilat i ofrojnë qeveritë deri te njerëzit e tyre gjatë procesit të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Për fat të keq, në periudhën në vijim dhe me përhapjen e Koronavirusit në më shumë se 100 shtete të botës, nuk është e mundur të mbahen konsultime të rregullta në formë tradicionale si takime pune, fokus grupe dhe punëtori.

Duke pasur parasysh përhapjen e pandemisë si dhe lidhur me njoftimin e fillimit të procesit të përgatitjes së Planit të pestë aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022, duhet t’i ndjekim udhëzimet për shëndetin publik dhe të pezullohen të gjitha ngjarjet e planifikuara të PHQ-së deri në një periudhë më të vonshme gjatë vitit ose nëse është e mundur të bëhen takime digjitale.

Jemi të vetëdijshëm se takimet digjitale nuk janë gjithmonë të aksesueshme dhe prandaj shpresojmë se do të caktojmë kohë për mbajtjen e ngjarjeve gjatë vitit, nëse na lejon situata.

Në muajt në vijim, do të jetë sfidë për shumë anëtarë të PHQ-së, si dhe për vendin tonë me qëllim që të plotësohen standardet për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në PHQ, duke përfshirë dhe organizimin e ngjarjeve konsultative, takimeve për krijimin dhe zbatimin e obligimeve dhe planeve aksionale.

Do të punojmë në mënyrë aktive me shoqërinë tonë, e cila është pjesë e PHQ-së, në identifikimin dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në veprimin për të cilin do të informojmë në kohë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Njoftim mbi fillimin e procesit të përgatitjes së Planit të pestë Nacional Aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022

Shkup, 05 mars 2020

Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë qytetare,

Ju informojmë se filloi procesi i përgatitjes së Planit të pestë Nacional Aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022 (PNA 5).

Me qëllim të informimit në kohë, Korniza e aktiviteteve të përgatitjes së PNA 5 2020-2022 është përgatitur dhe si fillim aty janë janë dhënë datat e përcaktuara dhe i njëjti mund të plotësohet me ngjarje dhe takime nën organizimin e të gjithë aktorëve të Partneritetit të hapur qeveritar. Kornizën kohore mund ta gjeni këtu.

Në suaza të aktiviteteve mbi përgatitjen e Planit aksional, Ju ftojmë të plotësoni një pyetësor i cili ka për qëllim t’i përcaktojë nevojat e përgatitjes së Planit të ri aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022 (PNA5), përkatësisht të shqyrtohet çështja e njohurive të organizatave qytetare me iniciativën globale Partnerititi i hapur qeveritar, ta përcaktojë interesin e pjesëmarrjes në procesin e përgatitjes së planit të ri aksional të PHQ 2020-2022, të sigurojë rekomandimet e para mbi procesin e konsultimit si dhe propozime mbi masat të cilat potencialisht mund të përfshihen në planin aksional.

Do t’ju ishim mirënjohës nëse do të ndanit kohë të përgjigjeni në pyetësorin, më së voni deri më datë 16 mars. Pyetësorin mund ta gjeni në këtë link.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës