Realizimi i takimeve të punës me Grupin punues me të gjithë faktorët lidhur me implementimin e Planit Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në suaza të aktiviteteve të rregullta në procesin e koordinimit të iniciativës së Partneritetit të Qeverisjes së Hapur dhe përkushtimit të mbështetjes së institucioneve në këtë proces, në periudhën e datave 12 – 14.07.2022, realizoi takime pune individuale me Grupin punues, me të gjithë faktorët lidhur me implementimin e Planit Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qëllimi i takimeve të punës, i referohej mbështetjes së procesit të implementimit dhe njoftimit mbi Planin Nacional Aksional lidhur me Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023. Gjatë vijimit të punës, u zhvillua diskutim mbi statusin e realizimit të angazhimeve dhe arritjeve nga Plani Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021-2023, mënyrës së punës së nëngrupeve punuese dhe përgatitjes së kontibuteve lidhur me implementimin e Planit Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023 dhe shfrytëzimit të Portalit www.ovp.gov.mk.

 

Në takimet e punës, pjesëmarrje aktive morrën përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatat qytetare, në pesë sferat prioritare: Transparenca, llogaridhënia, proaktiviteti dhe inkluziviteti, Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i Qeverisjes së mirë, Avancimi i ofrimit të shërbimeve publike, Qasja në drejtësi, Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, si dhe u zhvilluan diskutime për 23 angazhime.

 

Të gjitha risitë, lidhur me iniciativën e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur janë të disponueshme në Portalin: www.ovp.gov.mk.

Leave a Reply