Shkup, 05 mars 2020
Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë qytetare,
Ju informojmë se filloi procesi i përgatitjes së Planit të pestë Nacional Aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022 (PNA 5).
Me qëllim të informimit në kohë, Korniza e aktiviteteve të përgatitjes së PNA 5 2020-2022 është përgatitur dhe si fillim aty janë janë dhënë datat e përcaktuara dhe i njëjti mund të plotësohet me ngjarje dhe takime nën organizimin e të gjithë aktorëve të Partneritetit të hapur qeveritar. Kornizën kohore mund ta gjeni këtu.
Në suaza të aktiviteteve mbi përgatitjen e Planit aksional, Ju ftojmë të plotësoni një pyetësor i cili ka për qëllim t’i përcaktojë nevojat e përgatitjes së Planit të ri aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022 (PNA5), përkatësisht të shqyrtohet çështja e njohurive të organizatave qytetare me iniciativën globale Partnerititi i hapur qeveritar, ta përcaktojë interesin e pjesëmarrjes në procesin e përgatitjes së planit të ri aksional të PHQ 2020-2022, të sigurojë rekomandimet e para mbi procesin e konsultimit si dhe propozime mbi masat të cilat potencialisht mund të përfshihen në planin aksional.
Do t’ju ishim mirënjohës nëse do të ndanit kohë të përgjigjeni në pyetësorin, më së voni deri më datë 16 mars. Pyetësorin mund ta gjeni në këtë link.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin!
Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës