Shkup, 12 mars 2019
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës shënon javën globale të Patneritetit të Hapur Qeveritar, me debatin e hapur me temë: ,,Ku jemi dhe cilat janë hapat e mëtejshëm në suaza të partneritetit të hapur qeveritar”.
Ngjarjen e hapi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski. Ashtu siç theksoi ai, në periudhën e kaluar Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe MSHIA-ja, hodhën hapa të rëndësishëm në realizimin e përpjekjeve të cilat janë pjesë e Partneritetit të hapur qeveritar.
,,Para një viti, kur e definuam Planin e ri aksional, tregova se Qeveria dhe MSHIA-ja, po angazhohen për dokument me masa dhe aktivitete konkrete. Masa të cilat do të kontribuojnë në përforcimin e bashkëpunimit të institucioneve me qytetarët, organizatat, bizneset, mediat, por më e rëndësishmja me qytetarët. Një vit më vonë, me kënaqësi mund të them se në atë qëllim ia dolëm me sukses. Qeveria arriti nëpërmjet konceptit të transparencës, hapjes dhe llogaridhënies t’i afrojë institucionet tek qytetarët. Ata janë të përfshirë në proceset e krijimit të të gjitha politikave qeveritare. Kjo është mënyra e vetme për të pasur politika, ligje, strategji të cilat përputhen me interesat dhe nevojat e të gjithë qytetarëve “, veçoi ministri Mançevski.
Parakushti bazë për Partneritetin e hapur qeveritar që të jetë proces i suksesshëm është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet. Qeveria dhe MSHIA-ja e bëjnë këtë nëpërmjet transparencës aktive dhe hapjes së të dhënave.
,,Në fund të vitit të kaluar e hapëm dhe portalin e të dhënave të hapura. Numri i seteve të të dhënave të disponueshme aktualisht është 190 nga më tepër se 40 institucione. Kjo është më tepër se ajo çka ishte parashikuar në Planin aksional. Në institucione, po rritet vetëdija për rëndësinë e të dhënave të hapura. Në secilin institucion kemi zyrtar përgjegjës për të dhënat e hapura. Komuniteti i biznesit, mediat, organizatat qytetare dhe më me rëndësi qytetarët, janë ata të cilët më tepër i shfrytëzojnë këto të dhëna, ky është dhe qëllimi kryesor i publikimit të tyre.
Këtë vit për herë të parë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi përfaqësues nga Zyra e PHQ-së nga Uashingtoni, përkatësisht zëvendësdrejtori Xho Pauel. Ai foli për bashkëpunimin me MSHIA-në dhe suksesin të cilin Maqedonia Veriore e arriti pas miratimit të Planit aksional të PHQ-së.
,,Lidhur me vendin tuaj, shikoj përpjekje për thesar të hapur, ndryshime në Ligjin për parandalimin e korrupsionit, me fokus qytetarët, hapjen e sa më shumë të dhënave… Ky është me të vërtetë plan ambicioz dhe interesant dhe përputhet me synimin tuaj për anetarësim në Bashkimin Evropian. PHQ-ja do t’ju ndihmojë në realizimin e këtyre qëllimeve. Sa i takon sfidave, sfidë është edhe implementimi i këtyre planeve. Kjo nuk është diçka që realizohet në periudhë brenda një viti dhe për këtë duhet guxim dhe vullnet politik. Besoj dhe shikoj se Maqedonia Veriore ka potencial, mendoj më të madhin në rajon lidhur me mundësinë e funksionimit të PHQ-së. Ky është vend, një platformë ku ju të gjithë mund të merrni ide, mjete dhe zgjidhje të reja inovative. Ne nuk do t’ju tregojmë se çfarë të bëni, këtë e lëmë në ju, ndërsa ne vetëm mund t’ju mbështesim”, porositi Pauel.
Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës