Të nderuar,
Këshilli për koordinim dhe ndjekje të procesit të Partneritetit të hapur qeveritar dhe Planit Aksional Kombëtar për Partneritet të Hapur Qeveritar viti 2018-2020 është trup këshillues për Partneritet të Hapur Qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për koordinim dhe ndjekje të zhvillimit dhe zbatimit të planeve të veprimit, me një rol kryesor këshillues dhe vendimtar në të gjitha fazat e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar, përmes ciklit të planifikimit, në zhvillimin e planeve të veprimit dhe në zbatimin, ndjekjen dhe njoftimin për planet e veprimit.
Këshilli synon të nxitë transparencën dhe mënyrën e hapur të punës të organeve të administratës shtetërore dhe pjesëmarrjes së shoqërisë qytetare në zbatimin dhe ndjekjen e iniciativës Partneritet i hapur qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të sigurohet bashkëpunim ndërsektorial dhe të vendosen mekanizma të qarta, mirë të strukturuara dhe të qëndrueshme për dialog të vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve dhe shoqërisë qytetare, të rritet pjesëmarrja e shoqërisë qytetare në proceset e Partneritetit të hapur qeveritar dhe të përgatitjes së planeve aksionale për Partneritet të hapur qeveritar dhe për mbështetje, nxitje dhe ndjekje të zbatimit të planit aksional që është aktual.
Këshilli ndjek zbatimin e Planit Aksional Kombëtar për Partneritet të hapur qeveritar viti 2018-2020, shqyrton dhe propozon raporte për zbatimin e planeve aksionale, në përputhje me afatet e paracaktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe iniciativës ndërkombëtare, shqyrton dhe propozon udhëzime për avansimin e procesit në përputhje me udhëzimet që dalin nga iniciativa ndërkombëtare, përcakton kornizën kohore dhe mënyrën e zbatimit të procesit të bashkë-krijimit të planeve aksionale, zhvillon procedurë të konsultimeve për Propozim planet aksionale dhe i propozon planet aksionale për Partneritet të hapur qeveritar deri tek Qeveria për miratim, siguron dialog të vazhdueshëm të organeve të administratës shtetërore, organizatat qytetare, sektorit të biznesit, bashkësisë akademike, mediumeve, dhe përfaqësues të tjerë të publikut të prekur për zhvillimin e standardeve për të qenë të hapur dhe transparent të autoriteteve.