Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH)[1] është një nismë ndërkombëtare vullnetare që synon të krijojë dhe zbatojë angazhime konkrete nga qeveritë ndaj qytetarëve të tyre, për të promovuar transparencën, për të inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarëve, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja me qëllim të forcimit të qeverisjes/udhëheqjes së mirë.
Sektori civil grumbullon energji të jashtëzakonshme kreative që duhet të përdoret në mënyrë (pro)aktive në sektorin publik duke përmirësuar dhe kultivuar kulturën e përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve në procesin e krijimit të politikave dhe marrjes së vendimeve, ligjeve dhe qasjes në informata.
Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (në vijim të tekstit Rrjeti i PQH-së) angazhohet për krijimin e një strukture të re për koordinimin e procesit të PQH-së në Maqedoninë e Veriut në përputhje me përvojën ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të të gjitha palëve të përfshira dhe forcimit të monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve. Rrjeti i PQH-së merr pjesë dhe kontribuon në krijimin e një strukture për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2021-2023 (në tekstin e mëtejmë: PKV për PQH 2021-2023).
Prandaj, në bazë të nenit 55 paragrafi (1) të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51 /11 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 6/19 dhe 110/19), e në lidhje me Udhëzimet për menaxhim dhe pjesëmarrje në iniciativën për Partneritetin për Qeverisje të Hapur dhe Standardet për bashkë-krijimin dhe dizajnimin e një forumi me shumë palë të interesuara, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës miratoi Udhëzimin për mënyrën e formimit dhe punës së Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur numër 16-4844/1, 20.12.2021 në bazë të të cilit Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur publikon:
për shprehjen e interesit për anëtarësim të 1 (një) përfaqësuesi nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile në Këshilli për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2021-2023
Thirrja e hapur duhet të mundësojë paraqitjen e 1 (një)[2] përfaqësuesi nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile që i ndajnë vlerat e Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe angazhohen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie më të madhe të autoriteteve dhe i zbatojnë ato parime në punën e tyre, për pjesëmarrjen e tyre në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2021-2023 (në tekstin e mëtejmë: Këshilli për PQH) gjatë procesit të zbatimit dhe monitorimit të PKV për PQH 2021-2023. Në fakt, Këshilli për PQV 2021-2023 është themeluar më 11 mars 2022, por për shkak të vendit të zbrazur për anëtar të Këshillit, shpallet kjo thirrje e hapur.
Këshilli për PQH 2021-2023 është organ këshillues për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të planeve të veprimit. Anëtarësimi në Këshillin për PQH është vullnetar dhe pa pagesë. Këshilli për PQH ka një rol kyç këshillues dhe vendimmarrës në të gjitha fazat e procesit të PQH-së, gjatë gjithë ciklit të planifikimit, në zhvillimin e PKV-së dhe në zbatimin, monitorimin dhe raportimin për PKV-në. Këshilli për PQH themelohet për të inkurajuar transparencën dhe hapjen në punën e organeve të administratës shtetërore, si dhe të institucioneve të tjera të pushtetit shtetëror dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në zbatimin dhe monitorimin e iniciativës për PQH në Republikën e Maqedonisë së Veriut; për të siguruar bashkëpunim ndërsektorial dhe për të krijuar mekanizma të qartë, të strukturuar dhe të përhershëm për dialog të vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve dhe shoqërisë civile; për të rritur pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset e PQH-së dhe në përgatitjen e planeve të veprimit për PQH dhe për të mbështetur, inkurajuar dhe monitoruar zbatimin e planit aktual të veprimit.
Përmes anëtarësimit në Këshillin për PQH, pjesëmarrësi i paraqitur do të jetë në gjendje të japë kontributin e tij në zbatimin dhe monitorimin e angazhimeve në pesë fushat prioritare të PKV-së për PQH 2021-2023: Transparenca, llogaridhënia, proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja; Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë; Ofrimi i shërbimeve publike, Qasja në drejtësi dhe Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, dhe të ndikojë në procesin për realizimin në kohë, të papenguar dhe të suksesshëm të tyre, si dhe të angazhimeve në Planet e Veprimit për Gjyqësorin e Hapur dhe Parlamentin e Hapur 2021-2023.
Me këtë thirrje ftohen të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile të themeluara në bazë të Ligjit për Shoqata dhe Fondacione (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 52/10, 135/11 dhe 55/16) të aplikojnë duke e dorëzuar aplikimin e bashkëngjitur dhe dokumentet e nevojshme* që e vërtetojnë plotësimin e kritereve.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 10 mars (e premte) 2023.
Paraqitja për anëtarësim në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e PKV për PQH 2021-2023 bëhet në mënyrë elektronike, duke dorëzuar aplikimin e plotësuar dhe dokumentet e nevojshme* në adresën e mëposhtme të e-mail-it: danche@metamorphosis.org.mk
Thirrja e hapur publikohet në ueb-faqen www.ovp.gov.mk.
Pas shqyrtimit të aplikimeve nga ana e Rrjetit për PQH, organizatat që kanë shprehur interes për anëtarësim në Këshillin për PQH do të informohen për procesin dhe anëtarin e përzgjedhur.
për shprehjen e interesit për anëtarësim në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2021-2023
I Të dhënat themelore për organizatën:
Emri i organizatës: …………………………………………………………………..
Emri i shkurtër: ………………………………………………
Adresa/komuna: ………………………………………………………………………………
Informacioni i kontaktit (telefoni, adresa e e-mailit): ………………………………………………………………………
Faqja e internetit: …………………………………………
II Përfaqësuesit e organizatës suaj në Këshillin për PQH
Përfaqësuesi/përfaqësuesja e organizatës në Këshillin për PQH
Emri dhe mbiemri: ……………………………………………………………….
Funksioni/Pozicioni: ……………………………………………………………….
Telefoni: ……………………………………………………………….
E-mail-i: ……………………………………………………………….
Përshkruani shkurtimisht përvojën Tuaj në këtë fushë (shënoni një referencë ose link deri te një dokument ose ueb-faqe, referencë nga ndonjë raport konkret, analizë ose të ngjashme)
Cili është motivimi juaj për anëtarësim në Këshillin për PQH?
Çfarë prisni të fitoni si anëtar i Këshillit për PQH, dhe çfarë mund të ofroni?
(deri në 200 fjalë)
…………………………………………………………………………………….
Zëvendës-përfaqësuesi/përfaqësuesja i/e organizatës në Këshillin për PQH
Emri dhe mbiemri: ……………………………………………………………….
Funksioni/Pozicioni: ……………………………………………………………….
Telefoni: ……………………………………………………………….
E-mail-i: ……………………………………………………………….
Përshkruani shkurtimisht përvojën Tuaj në këtë fushë (shënoni një referencë ose link deri te një dokument ose ueb-faqe, referencë nga ndonjë raport konkret, analizë ose të ngjashme)
Cili është motivimi juaj për anëtarësim në Këshillin për PQH?
Çfarë prisni të fitoni si anëtar i Këshillit për PQH, dhe çfarë mund të ofroni?
(deri në 200 fjalë)
…………………………………………………………………………………….
III Kriteret për anëtarësim
Shprehja e interesit dhe mbështetjes
Organizata shpreh interes për të marrë pjesë në Këshillin për PQH;
Organizata është subjekt formal i regjistruar në vend sipas Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet, më ………………………………… (data e regjistrimit);
Organizata e mbështet Deklaratën e Partneritetit për Qeverisje të Hapur;
Organizata i ndan vlerat themelore të Partneritetit për Qeverisje të Hapur:
- pjesëmarrja
- hapja dhe
- llogaridhënia
dhe i zbaton ato në punën e saj dhe angazhohet që ato të zbatohen nga bashkëpunëtorët, partnerët, donatorët, grantmarrësit dhe institucionet në nivel lokal dhe qendror.
Fushat
Organizata është duke punuar në mënyrë aktive, me fokus në fushat e mëposhtme: ………………………………………………………… (fushat e veprimit).
Organizata shpreh interes për përfshirje në aktivitetet e Këshillit në fushat e mëposhtme të PQH-së, në të cilat ka njohuri dhe përvojë:
pjesëmarrja e qytetarëve në krijimin e politikave publike;
avokimi për transparencën e autoriteteve (në nivel lokal apo qendror);
avokimi për llogaridhënien e autoriteteve (në nivel lokal apo qendror).
Kandidatët për anëtarë dhe zëvendës të Këshillit për PQH që i përfaqësojnë organizatat e shoqërisë civile duhet:
të jenë pjesë e një organizate e cila është e regjistruar në bazë të Ligjit për Shoqata dhe Fondacione (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 52/10, 135/11 dhe 55/16) për së paku pesë vjet, dhe e cila ka vepruar për të paktën pesë vjet në të paktën një nga fushat që janë pjesë e angazhimeve të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur;
të kenë përvojë personale prej të paktën pesë vitesh në të paktën një nga fushat (fusha primare për kandidatin) që janë pjesë e angazhimeve të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur;
të ketë marrë pjesë në të paktën një cikël të krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për PQH përmes grupeve të punës për PQH;
të mos jenë anëtarë të organeve të një partie politike;
të mos jenë persona të zgjedhur apo të emëruar, dhe
të mos jenë të punësuar në institucionet e pushtetit shtetëror.
Konsiderohet si përparësi nëse kandidati ka përvojë personale të paktën tre vjet në më shumë se një nga fushat që janë pjesë e angazhimeve të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur për të cilin krijohet Këshilli për PQH, gjegjësisht nëse kandidati ka të paktën tre vjet përvojë në fushën dytësore të përfshirë me angazhimet.
*Dokumentet e nevojshme që vërtetojnë plotësimin e kritereve dhe të cilat duhet të dorëzohen së bashku me aplikimin për anëtarësim në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2021-2023:
- Raporti vjetor për punën e organizatës qytetare nga viti i kaluar (2020);
- Vërtetimi i gjendjes aktuale të organizatës qytetare (jo më i vjetër se 6 muaj);
- Statuti i organizatës qytetare;
- Biografi e shkurtër e kandidatëve për anëtarë dhe zëvendës të Këshillit për PQH;
- Deklaratë nga kandidatët për anëtarë dhe zëvendës të Këshillit për PQH se nuk janë anëtarë të organeve të ndonjë partie politike, se nuk janë persona të zgjedhur apo të emëruar dhe se nuk janë të punësuar në institucionet e pushtetit shtetëror.
Për realizimin e thirrjes së hapur, Koordinatori i Rrjetit për PQH i dorëzon Koordinatorit Kombëtar për PQH informacion, të shoqëruar me procesverbal të procedurës së përzgjedhjes dhe kandidimit të anëtarëve të Këshillit për PQH që do t’i përfaqësojnë organizatat qytetare, si dhe anëtarët e përzgjedhur të Këshillit për PQH që do t’i përfaqësojnë organizatat e shoqërisë civile. Informacioni për anëtarët dhe zëvendësit e zgjedhur të Këshillit për PQH që do t’i përfaqësojnë organizatat e shoqërisë civile publikohet në ueb-faqen www.ovp.gov.mk
Nëse pas kryerjes së thirrjes së hapur nuk plotësohen të 8 (tetë) pozitat për anëtarë të Këshillit për PQH, Rrjeti për PQH do të rishpallë thirrjen për përzgjedhjen e anëtarëve dhe për këtë do ta njoftojë Koordinatorin Kombëtar për PQH.
Rishpallja e thirrjes nuk përbën pengesë për emërimin e anëtarëve për punën e Këshillit për PQH, nëse lista e anëtarëve të përzgjedhur të Këshillit për PQH që do t’i përfaqësojnë organizatat e shoqërisë civile ka së paku pesë anëtarë të zgjedhur.
Fusnotat
[1] Me pranimin e PKV5 2021-2023 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Partneriteti i Hapur Qeveritar (PHQ) është riemëruar në Partneritet për Qeverisje të Hapur (PQH).
[2] Në bazë të nenit 5 të Udhëzimit për mënyrën e formimit dhe funksionimin e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur numër 16-4844/1 të datës 20.12.2021, Këshilli për PQH përbëhet nga 16 anëtarë me numër të barabartë të anëtarëve nga institucionet shtetërore dhe nga shoqëria civile.