Shkup, 30 shtator 2020
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, u drejtua në e-konferencën “Partneritet i hapur qeveritar – dialog mbi Planin nacional aksional 2021-2023”. Qëllimi i eventit ishte që të promovohet iniciativa PHQ mes organizatave qytetare, për t’i informuar në mënyrë më të hollësishme mbi përfitimet dhe progresin e realizuar, si dhe të krijojë hapësirë për të diskutuar hapat e ardhshme në ko-krijimin e planit të ri aksional.
“Përgjatë viteve të fundit, Republika e Maqedonisë së Veriut arriti progres në fushat që kontribuojnë në realizimin e principeve themelore të Partneritetit të hapur qeveritar. U ndërmorën një numër i madh aktivitetesh për ndërtimin e një partneriteti me qytetarët dhe kompanitë në formësimin e politikave kombëtare dhe krijimin e legjislacionit, strategjive dhe iniciativave kombëtare. Qasja e këtillë kontribuon gjithmonë për të arritur rezultate të mira dhe legjislacion me cilësi më të mirë, ndërsa si përparësi qëndron përmirësimi i të gjitha mekanizmave që sigurojnë përfshirjen dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe sektorit civil si bazë për ndërtimin e një shoqërie demokratike,” tha Ministri Shaqiri.
Ministri theksoi se në periudhën e kaluar u arrit sukses mbi zgjerimin e kësaj inicitive edhe në suaza të Kuvendit. Ky sukses pritet të jetë i plotësuar gjatë periudhës në vijim me inkuadrimin e gjyqësorit në këtë iniciativë të rëndësishme për Gjyqësi të hapur me Planin e ri aksional për dy vitet në vijim.
Në e-konferencë u bisedua edhe mbi temat: Cilët janë përfitimet nga procesi i PHQ-së dhe pse është e rëndësishme përfshirja në këtë proces, cilët janë hapat në përgatitjen e PA për PHQ 2021-2023 si dhe në cilat sfera prioritare do të punohet?.
Pjesëmarrësit që patën prezantime janë: Miki Milovski – Zëvendës i Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Paul Maassen – Sekretar i përgjithshëm i Partneritetit të hapur qeveritar, Gordana Gapiq Dimitrovska Koordinatore nacionale për PHQ-MSHIA, Martin Todevski, Bashkëkryetar i Këshillit të Koordinimit dhe monitorimit të procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur dhe Planit nacional aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2018-2020-të, Ivona Stalevska, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Rrjeti i organizatave qytetare për PHQ, Zllatko Atanasov, Instituti parlamentar Kuvendi i RMV-së-Parlament i hapur, Zharko Haxhi-Zafirov nga Qendra për analiza dhe hulumtime ligjore – Gjyqësi e hapur, Daniela Arsenova Llazarova, Koordinatore në LER në komunën e Sveti Nikollës PQH në Nivel lokal, German Filkov, Anëtar i Këshillit për koordinim dhe monitorim të procesit të PHQ-së dhe të Planit nacional aksional për PHQ 2018-2020-të, si dhe Sandra Pernar, Koordinatore e Lartë Rajonale për Evropën nga Partneriteti i Qeverisjes së Hapur si dhe Marija Nikolovska Arsovska nga Fondacioni Metamorfozis.
Përndryshe, vendi ynë është anëtar i iniciativës që nga viti 2011 dhe deri më tani ka miratuar katër plane nacionale aksionale (në 2012-të, 2014-të, 2016-të dhe 2018-të). Koordinatori i aktiviteteve qeveritare për PHQ-në është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).
Ministriа е Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Komentet