Mbahet seanca e dytë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për qeverisje të hapur – PQH dhe Planit aksional nacional të PQH 2018 – 2020

Shkup, 11 qershor 2020

Më 09 qershor u mbajt video seanca e dytë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për qeverisje të hapur – PQH dhe Planit aksional nacional të PQH 2018 – 2020 (Këshilli). Në seancë u shqyrtuan, u diskutuan dhe u votuan çështjet kyçe mbi funksionimin e Këshillit, siç janë: miratimi i Rregullores së punës së Këshillit dhe zgjedhja e bashkëkryetarëve të Këshillit, gjendja, sfidat dhe mundësitë e procesit të PQH-së në vend, statusi i realizimit të Planit aksional nacional të PQH-së 2018-2022, përgatitja e propozimit të kornizës kohore dhe mënyra e realizimit të procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional nacional të PQH-së 2020 – 2022 dhe mundësitë e mbështjes së procesit nga Sekretariati i PQH-së.

Në seancë ishin të ftuar dhe morën pjesë 14 anëtarë të Këshillit. Gordana Gapiq Dimitrovska, koordinatore nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi PQH në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) kishte rolin e organizatores dhe kryesueses së kësaj seance. Me ftesë të MSHIA-së, në seancë mori pjesë edhe Sandra Pernar – koordinatore rajonale e PQH-së për Evropën, e cila i paraqiti mundësitë e mbështetjes së procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional nacional të PQH-së 2020 – 2022 nga Sekretariati i partneritet për qeverisje të hapur.

Dy përfaqësues të shërbimit profesional – administrativ të MSHIA-së dhe Sunçica Kostovska-Petrovska nga Fondacioni ,,Shoqëri e Hapur” – Maqedoni (koordinatore e rrjetit të organizatave qytetare të PQH-së) siguruan mbështetje administrative dhe logjistike rreth përgatitjes dhe organizimit të seancës.

Pas miratimit të Propozim-rendit të ditës dhe miratimit të procesverbalit të Seancës konstituive të Këshillit, të mbajtur më datë 06.05.2020-të, anëtarët e Këshillit i shqyrtuan dhe miratuan Rregulloren e punës së Këshillit. Mbi miratimin e procesverbalit dhe Rregullores u aplikua votimi elektronik.

Anëtarët e Këshillit, duke aplikuar mënyrën e votimit elektronik i zgjodhën dhe dy bashkëkryetarët e Këshillit – njërin prej anëtarëve të cilin e paraqesin organet e administratës shtetërore dhe njërin prej anëtarëve të cilin e paraqesin organizatat qeveritare. Nga nominimi i dy përfaqësuesve të institucioneve dhe katër përfaqësuesve të organizatave qytetare, Këshilli i votoi bashkëkryetarët dhe ato janë: Maja Petkovska Leses nga kabineti i ministrit pa portofol – përgjegjëse për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë dhe Martin Todevski nga Qendra për menaxhim me ndryshime.

Në këtë seancë, Këshilli e miratoi edhe Propozim-Informacionin mbi statusin e realizimit të Planit aksional nacional të Partneritetit për qeverisje të hapur 2018- 2020 (raport gjysmëvjetor për periudhën shtator 2019-të – mars 2020-të). Qëllimi i raportit është t’i pasqyrojë aktivitetet e ndërmarra nga bartësit e planit aksional (institucionet).

Me qëllim të përgatitjes së propozimit të kornizës kohore dhe mënyrës së realizimit të procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional nacional të Partneritetit për qeverisje të hapur 2020 – 2022, Këshilli formoi grupin punues i cili deri në seancën e ardhshme të Këshillit, duhet të përgatisë Propozim-dinamikën dhe procedurën e realizimit të procesit të bashkëkrijimit të planit të ri aksional. Në grupin punues do të marrin pjesë: Darko Antiq nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave, Ivona Stalevska nga Fondacioni ,,Shoqëri e hapur – Maqedoni”, Eli Çakar nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, Gordana Gapiq-Dimitrovska nga MSHIA, Sunçica Kostovska-Petrovska nga Fondacioni ,,Shoqëri e hapur – Maqedoni” dhe përfaqësues nga Fondacioni për internet dhe shoqëri ,,Metamorfozis”, i cili në programin e tij ka parashikuar aktivitete dhe ka siguruar fonde nga projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare mbi mbështetjen e procesit të bashkëkrijimit të planit.

Sandra Pernar e Sekretariatit të iniciativës ndërkombëtare të PQH-së, në rolin e koordinatores rajonale për Evropën, para anëtarëve të Këshillit i prezantoi mundësitë mbi mbështetjen e procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional të Partneritetit për qeverisje të hapur 2020 – 2022 nga Sekretariati për partneritet të qeverisjes së hapur. Njëkohësisht, ajo bëri të ditur faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi në fokusin e strategjisë së PQH-së. Pas mbështetjes së siguruar në vitin e kaluar për themelimin e Këshillit, i cili u realizua me sukses, Sekretariati i PQH-së këtë vit do ta mbështesë bashkëkrijimin e planit të ri aksional dy vjeçar, si dhe procesin e realizimit të tij në periudhën në vijim. Mbështetja do të mundësohet nga grupi i mekanizmit të pavarur për njoftim, partnerët e tjerë dhe grupet e Sekretariatit të Partneritetit për qeverisje të hapur me qëllim që të ndihmojnë në procesin dhe në fokusin e planit të ri aksional, t’u ndihmojnë grupeve punuese dhe Këshillit në vendosjen e prioriteteve dhe përgatitjen e përpjekjeve në planin e ri aksional për periudhën e ardhshme dy vjeçare. Mbështja do të ofrohet në mentorim, punëtori dhe ndihmë eksperte. Sandra Pernar theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, tanimë ka nota të larta për procesin, ndërsa mbështetja do të mundësojë të arrihet nivel akoma më i avancuar.

* * *

Këshilli për koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për qeverisje të hapur dhe Planit aksional nacional të Partneritetit për qeverisje të hapur 2018-2020, është trup këshillëdhënës mbi Partneritetin e qeverisjes së hapur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe implementimin e planeve aksionale, me rol këshillëdhënës dhe vendimmarrës në të gjitha fazat e procesit të Partneritetit të qeverisjes së hapur, në ciklin e planifikimit, në zhvillimin e planeve aksionale dhe në realizimin, monitorimin dhe raportimin e planeve aksionale.

Partneriteti për qeverisje të hapur paraqet iniciativë ndërkombëtare vullnetare, e cila synon drejt sigurimit të përpjekjeve konkrete të qeverive ndaj qytetarëve të tyre, promovimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja me qëllim që të përforcohet qeverisje/udhëheqje e mirë!

Vendi ynë është anëtare e iniciativës prej vitit 2011-të dhe ka fituar katër plane aksionale nacionale (në vitin 2012, 2014, 2016 dhe në vitin 2018). Koordinatore e aktiviteteve qeveritare të PQH-së është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIА).

Për t’u bërë pjesë e iniciativës së PQH-së, vendet anëtare përgatisin plane aksionale nacionale dy vjeçare, të zhvilluara me konsultime publike, rregullisht njoftojnë mbi progresin, punojnë me shoqërinë e hapur mbi arritjen e përpjekjeve dhe obligohen të parashtrojnë raporte të pavarura të progresit të tyre. Përgatitja e Planit aksional të PQH-së është inkluziv, që do të thotë se në këtë proces japin kontribut edhe palë të ndryshme të interesuara, duke përfshirë edhe administratën publike, shoqërinë qytetare, autoritetet lokale, sektorin e biznesit dhe shoqërinë akademike.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Leave a Reply